Milan, Modriç dhe Rabiot kujtojnë Ibrën dhe Kjaer: por, Balentien…

Precedenti është ai i fillimit të 2020, kur, pas një periudhe krize të madhe, krerët e klubiet ia dorëzuan çelësat e dhomës së zhveshjes...

Milanistat
2 Min Read

Milani kaloi nga skuadra që kishte vendin e pestë më të ri sezonin e kaluar (pas Parmës, Juventusit, Veronës dhe Empolit) në të nëntën më të vjetër sot, pas Interit (me mesatare 28.5 vjeç), Napolit (28.1 vjeç) dhe gjashtë të tjerëve.

Me vetëm formacionet që luajtën në këto ndeshje të para, Milani është i gjashti midis ekipeve me moshën më të vjetër.

E pati thënë Tare

Drejtori sportiv pati njoftoi në konferencën e tij për shtyp 24 qershorin e kaluar: “Kemi analizuar se një nga mangësitë ishte lidershipi”. U tha, u bë. Precedenti është ai i fillimit të 2020, kur, pas një periudhe krize të madhe, krerët e klubiet ia dorëzuan çelësat e dhomës së zhveshjes Ibrahimovic dhe Kjaer.

Duke folur për eksperiencat, dy-tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për Maignan: rinovon apo lamtumirë në fund të sezonit.

Teksa ka më pak probleme me zgjatjen e kontratave të dy lojtarëve në skadencë më 2027. Pulisic, prej dy sezonesh është për nga rendimenti më i mirë i ekipit. Saelemaekers, 26 vjeç, pritet të firmosë një kontratë deri më 2029 (por flitet edhe për më 2030).

Ndërkohë, Massimiliano Allegri të shtunën do ta shohë nga tribuna Udinese-Milan, ashtu siç do të jetë në tribunë edhe për Milan-Lecce në Kupën e Italisë, ku do të vuajë ndeshjen e fundit të pezullimit.

Rocchi sqaroi se: “Kam kërkuar bashkëpunim edhe përballë gabimeve. Jemi të hapur për t’i pranuar gabimet. Kam kërkuar respektin maksimal”.

Nga ana e tij, te Milan Futuro që barazoi 2-2 kundër AC Leon në ndeshjen e shtyrë të javës së parë të kampionatit, goli i dytë u shënua nga Balentien, që tashmë ka debutuar me skuadrën e Allegrit në Serie A, në sfidën kundër Lecce. Balentien ka një kontratë deri më 2030.

Share This Article
Pa Komente