Tashmë e dinë të gjithë se Milani, ndër objektivat e tij kryesore të merkatos ka edhe blerjen e një mesfushori të rëndësishëm. Kemi nevojë për një lojtar me karakteristika mbi të gjitha mbrojtëse, pra të zotin për rikuperimin e topave dhe për t’i dhënë ekuilibër një skuadre që synon të luajë një futboll shumë sulmues.
Klubi kuqezi po punon prej javësh për blerjen e Youssouf Fofana, me të cilin tashmë kanë një akord paraprak për një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 3 milionë euro neto në vit. Problemi është se nuk po zhbllokohen negociatat me Monaco, të cilët kërkojnë 25 milionë për të shitur kartonin e tij. I fortë edhe nga marrëveshja me lojtarin dhe duke marrë parasysh skadimin e kontratës (qershor 2025) me monegaskët, Milani pret që të arrijë ta mbyllë pozitivisht operacionin.
Në pritje për të parë nëse do arrijnë ta sigurojnë Fofana, apo një mesfushor tjetër, drejtuesit e kuqezinjve shpresojnë se Paulo Fonseca do të jetë në gjendje të përfitojë sa më shumë nga një mesfushor të cilin e ka tashmë në skuadër dhe që sezonin e kaluar nuk shkëlqeu shumë: Yunus Musah.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Futbollisti i kombëtares amerikane i ka të gjitha karakteristikat për të mundur të luajë rolin e “ekuilibruesit” për të cilin ka nevojë Milani. Natyrisht, duhet të punojë për të përmirësuar disa aspekte, duke filluar nga aftësia për të rikuperuar topa dhe në atë për të ditur të jetë taktikisht i disiplinuar. Gjithashtu, duhet të bëhet pak më i shpejtë në pasimin e topit, duke shmangur mbajtjen shumë të gjatë dhe rrezikimin e humbjes së tij, veçanërisht në situata të rrezikshme.
Musah ka potencialin për t’u bërë një mesfushor i madh. Tashmë në kombëtaren e Shteteve të Bashkuara është përdor shpesh në një mesfushë me dy lojtarë, mund të përmirësohet shumë nën drejtimin e mister Fonsekës. Fatkeqësisht, në sezonin e tij të parë në Itali ka ndërruar role shpesh. Stefano Pioli e ka përdorur herë në mesfushë e herë si anësor, madje edhe si mbrojtës. Ndryshimet e shumta nuk e kanë ndihmuar.
Ish Valencia ka hyrë shumë mirë në fushë në miqësoren e fundit kundër Real Madridit, duke lënë përshtypje te tifozët. Ishte vetëm një ndeshje verore, por ai bëri atë lloj pune që pritej prej tij në mes të fushës. Të shohim nëse edhe kundër Barcelonës do të dijë të japë një paraqitje të tillë me nivel dhe të bindë Fonsekën.
Sidoqoftë, Milani mbetet ende në idenë për të blerë një mesfushor të ri, por Musah ka ndërmend ta forcojë statusin e tij në skuadër. Ditët e fundit ka pasur edhe zëra merkatoje që e kanë afruar me Napolin dhe Lyon, por amerikani do të duhet të qëndrojë te kuqezinjtë dhe të tregojë vlerën e tij të vërtetë. Pas Samuel Chukwueze, një tjetër “blerje e vjetër-e re” që mund të shpërthejë me Fonsekën.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>