Theo Hernandez, mbrojtësi i Milanit, ka postuar një histori në profilin e tij Instagram, ku shfaqet një fanellë e Milanit dhe një dedikim nga mentori i tij Paolo Maldini. Siç dihet, mbrojtësi i majtë francez, në zgjedhjen e tij për të luajtur për kuqezinjtë, vuri në krye të listës praninë e ish kapitenit, i cili në momentin e ardhjes së tij, ishte drejtor. Nuk e ka fshehur asnjëherë dhe e ka pranuar më shumë se një herë në intervista të ndryshme që ka dhënë ndër vite. Kur legjenda kuqezi u largua, transalpini e përshëndeti me një mesazh të këndshëm e madje edhe më pas nuk munguan shenjat e mirëkuptimit mes të dyve.

Në këtë drejtim, Theo Hernandez së fundmi me golin që shënoi ndaj Como, ka parakaluar Paolo Maldinin. Në fakt, francezi është bërë mbrojtësi me më shumë gola në historinë e Milanit, me 30. Në këtë mënyrë ka kaluar edhe kapitenin historik, i cili e uroi menjëherë. Mirëpo në minutat e fundit, lojtari klas 1997 ka publikuar një story në profilin e tij “Instagram”, ku ka treguar përkushtimin që i është bërë nga mentori i tij.