Milani, që vjen nga një natë e keqe në Roterdam, ka si objektiv të parë ta harrojë shpejt atë disfatë, por pa lënë pas dore gabimet e bëra. Klubi synon ende të ringjitet lart, siç e dëshmoi edhe merkato e janarit, dhe ka ambicie edhe më të mëdha për merkaton e rradhës. Lista e dëshirave të kuqezinjve përfshin tashmë një lojtar bardhezi që mund të mbërrijë në qershor me një çmim të volitshëm. Por synimet e Milanit nuk mbarojnë me kaq, pasi klubi do të ishte duke thurrur një plan edhe më ambicioz, me synimin për të forcuar më tej skuadrën dhe për t’u rikthyer në protagonist në Itali dhe Evropë.
Objektiv e tashmja, por me synimin të ardhmen: plani është gati
Ndërkohë që vëmendja është e përqendruar tek e tashmja, me një gjysmë të dytë të sezonit që premton të jetë vendimtar, vështrimi i Milanit projektohet edhe drejt së ardhmes. Drejtuesit teknikë po vlerësojnë mundësinë për të forcuar më tej skuadrën, duke ndjekur linjën e një revolucioni të nisur që në janar dhe pritet të vazhdojë në sesionin e ardhshëm të merkatos. Janë të shumtë emrat që po qarkullojnë, por njëri në veçanti ka tërhequr vëmendjen: Federico Chiesa, aktualisht te Liverpool.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani po mendon vërtet për rikthimin e madh në Itali
Aventura angleze e Chiesës, i transferuar në Premier League në verën e vitit 2024, po rezulton të jetë më e ndërlikuar nga sa pritej. Pas një Euro 2024 të pafat dhe lamtumirës me Juventusin, kalimi i tij te Liverpool nuk pati efektet e dëshiruara, të komplikuara si nga problemet fizike, ashtu edhe nga bashkalidhje jo optimale me ambjentin dhe trajnerin e skuarës. Prandaj, edhe mundësia e rikthimit të tij në Serie A po shfaqet si një zgjidhje për të rilançuar karrierën e lojtarit. Milani, por edhe disa skuadra të tjera të Serie A, duket i interesuar për vlerësimin për ta vlerësuar këtë opsion, veçanërisht në optikën e një strategjie që favorizon talentin italian. Për Milanin – shkruajnë kolegët e portalit Milanlive – rikthimi i Chiesës në Serie A mund të përfaqësojë një goditje mjeshtërore, veçanërisht në kontekstin e italianizimit të skuadrës. Shitja e mundshme e lojtarëve kryesorë, si Leao, mund të sigurojë burimet financiare të nevojshme për ta bërë realitet këtë ambicie, duke i ofruar edhe Chiesës mundësinë për të rilançuar vetveten në një kampionat që e ka parë tashmë si protagonist. Çështja mbetet e hapur edhe gjatë muajve në vijim debati për skenarët e mundshëm të merkatos do të pasurohet me detaje dhe kthesa të papritura.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>