Zgjohu, Joao! – Conceiçao ka marrë përforcime në merkato të tilla që duhet ta mbajnë lart stekën e ambicies. Megjithatë, në fushë, jo gjithçka ka shkuar siç pritej. Pak mund të thuhet për Gimenez, i cili midis ulje-ngritjeve sidoqoftë po ruan ende një mesatare të mirë në gola. Walker u dorëzua vetëm pas një dëmtimi në shërim e sipër, Sottil ka luajtur shumë pak dhe Bond ende nuk ka bërë debutimin e tij Ai që talent ka për të shitur dhe për të treguar rrugën është Joao Felix, por portugezi pas debutimit verbues kundër Romës ka ngadalësuar hapat. Nuk është rastësi që, edhe pse se është i preferuari i Conceiçao, ish Chelsea nuk është i sigurt nëse do ta nisë si titullar kundër Bolonjës. Pavarësisht nëse ai apo Leao do të nisin nga pankinë – gjithnjë nëse Milani nuk do të vazhdojë me katër yje – pritshmëria është që të hyjë gjatë lojës në vijim dhe të ketë shumë ndikim.
Milan, me shpatulla pas muri: Conceiçao në udhëkryq, fitore në Bolonjë ose lamtumirë Champions

Pa Komente
- News-
Bashkohu me ne
24/7 edhe në Mediat tona Sociale