Provë – Për pjesën tjetër të formacionit mbretërojnë shumë dyshime: do të jenë të katër sulmuesit së bashku në formacionin titullar apo jo? Dje në mëngjes në Milanello, Conceiçao i përzjeu goxha letrat, duke nisur fillimisht me një poker yjesh, më pas duke tërhequr Joao Felixin, e më pas Leaon dhe duke e futur sërish në lojë ish Chelsea. Me Pulisic tentoi fillimisht djathtas e më pas majtas, me Musah si mesfushor e më pas djathtas lart, pa e lënë mënjanë as Sottil, i cili në Torino (në të majtë) bindi pas zbritjes në fushë nga pankina. Me pak fjalë, përshtypja është se vendimi përfundimtar do të merret vetëm sot.
Milan, me shpatulla pas muri: Conceiçao në udhëkryq, fitore në Bolonjë ose lamtumirë Champions

Pa Komente
- News-
Bashkohu me ne
24/7 edhe në Mediat tona Sociale