MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, më në fund një marrëveshje e mbyllur: Fonseca merr frymë lehtësimi
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milan, më në fund një marrëveshje e mbyllur: Fonseca merr frymë lehtësimi

By
Milanistat
13.08.2024
3 Min Read
Share
SHARE

Në Casa Milan po përpiqen ta mbyllin sezonin e merkatos verpre me blerjet e fundit të dobishme për trajnerin e ri Paulo Fonseca. Pas një përforcimi për mbrojtjen, që i korrespondon emrit të Strahinja Pavlovic të marrë nga Salzburgu, dhe një për sulmin, me Alvaro Moratën të përzgjedhur nga klubi për të vijuar trashëgiminë e Olivier Giroud që fluturoi në Los Anxhelos, kuqezinjtë tani do të shohin edhe brazilianin Emerson Royal nga Tottenham, si mbrojtësi i ri i djathtë milanist.

Sidoqoftë, tifozët i kërkojnë klubit të rrugës Aldo Rossi që të insistojë në blerje të reja të rëndësishme për të forcuar më tej ekipin e Fonsekës, sepse objektivi është të jetë në nivelin e Interit, Juventusit dhe kandidatëve të tjerë për të fituar Scudetton. Por për të kompletuar blerjet e reja, do të jetë e nevojshme të vijohet edhe me merkaton në largim duke qenë se në organikën e Djallit janë disa elementë që nuk bëjnë më pjesë në projektin Fonseca. Në këtë kuptim, gjatë këtyre orëve ka mbërritur një largim (i përkohshëm).

Organika e Milanit përfshin në të disa lojtarë që janë kthyer nga huazimet apo që duhet të gjejnë strehim të ri pasi nuk konsiderohen më profile të dobishme për kursin e ri te kuqezinjtë. Njëri prej tyre është edhe Marco Pellegrino, mbrojtës argjentinas i cili ka luajtur në huazim për Salernitanën gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar, ku, pavarësisht lohës së tij, nuk arriti ta ndihmojë skuadrën campane të shmangte rënien në Serie B.

Pellegrino, që në fillim të verës,  nuk vlerësohej si element i gatshëm për t’i dhënë një dorë skuadrës së parë të Milanit dhe për këtë u kërkua gjatë për një sistemim të tij. Në fund mbërriti marrëveshja me një tjetër klub: mbrojtësi i ri klas 2002 do të rikthehet në vendlindje për të luajtur për Independiente.

Këtë e ka njoftuar vetë klubi argjentinas, i cili bën të ditur përfundimin e suksesshëm të këtij negocimi dhe njoftoi ardhjen e Pellegrinos në formë huazimi. Kështu pra, mësohet se Milani nuk ka hequr dorë përfundimisht nga kartoni i klasit 2002, por mund të shpresojë ende për shpërthimin e tij në atdhe për ta rikthyer te kuqezinjtë në verën e vitit 2025, ku do të mund të vlerësohet përsëri dhe të kuptohet nëse do të jetë vërtetë i dobishëm për kauzën kuqezi.

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milanistat
Milanistat
09.08.2025
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?