MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, më në fund e kuptove: kemi nevojë për lojtarë funksionalë, jo për figura në fushë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Milan, më në fund e kuptove: kemi nevojë për lojtarë funksionalë, jo për figura në fushë

By
Milanistat
18.07.2024
5 Min Read
Share
SHARE

Marshi duket se ka ndryshuar. Merkato Milan hapet me goditjen e parë: Alvaro Morata. Sulmuesi i shumëkërkuar, pasardhësi i mezipritur i Olivier Giroud, më në fund është gjendur. Mungon ende gjëja më e rëndësishme, ndryshe thënë, zyrtarizimi, por stuhia e paralajmëruar nga Zlatan Ibrahimoviç, në rrjetet sociale siç e ka zakon, ka mbërritur në Casa Milan dhe qark saj.

Jo më figura, jo më lojtarë që shesin fanella dhe kaq. Milani blen një sulmues të vlefshëm, një nga ata të modës së vjetër: vendosmëri, djersë dhe gola. Të jemi të qartë, as Joshua Zirkzee nuk do të kishte qenë thjesht figurë, pasi ishte i ri dhe me cilësi të lartë. Sidoqoftë, politika e kuqezinjve lidhur me komisionet nuk bëri të mundur që marrëveshja të mbyllej, kështu që qendërsulmuesi holandez zgjodhi të largohej për në Angli, drejt Manchester United.

Do ta kapërcejmë edhe këtë, për fat të keq, ani pse e gjithë Seria A po humbet një pjesë të vlefshme. Zirkzee tani është e kaluara, kështu që le t’i kthehemi të tashmes. Merkato për sulmuesit kuqezinj nuk do të përfundojë me Moratën, pasi Djalli synon të nënshkruajë edhe me një qendërsulmues të dytë. Emri më i njohur për momentin është ai i Niclas Fullkrug, një tjetër profil shumë “antipatik”. Lojtari gjerman është një qendërsulmues i ‘lig’, sigurisht jo i gjelbër, por i aftë për ta çuar topin në rrjetë në çdo mënyrë dhe mbi të gjitha atëherë kur duhet.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milani pra duket se e ka kuptuar: kjo skuadër ka nevojë për futbollistë konkretë. Nuk e dimë, të paktën për tani, nëse këto zgjedhje janë peshuar më shumë nga Zlatan Ibrahimoviç, dikush që ka qenë gjithmonë konkret përveçse spektakolar, por rruga duket se është e qartë. Nga sulmi kalojmë në mesfushë, pasi dy profilet e përzgjedhura janë shumë të ndryshëm dhe padyshim jo alternativë të njëri-tjetrit: Youssouf Fofana dhe Lazar Samarxhiç.

Sasi dhe cilësi

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

I pari është një mesfushor i fortë, një lojtar që, për nga karakteristikat, i ka munguar Milanit që nga koha e Kessié. Ndërsa i dyti, është një mesfushor sulmues, gjysmë anësor me shumë fantazi. Tani, duhet evidentuar se të dy profilet e përmendura janë e kundërta e njëri-tjetrit. Fofana është 25 vjeçe dhe sapo ka hyrë në rrugën e maturimit. I nevojitet, e ç’të nevojitur se, kuqezinjve për të dhënë ekuilibër në mesfushë. Ndërkohë që Samarxhiç, përkundrazi, është një tjetër prototip që Milanit i ka munguar që nga Brahim Diaz: një playmaker i zoti për të krijuar rrëmujë në mesfushën kundërshtare. Siç thamë më lart, lojtarë konkretë dhe funksionalë.

Egërsi mbrojtëse

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

E mbyllim me mbrojtjen, pasi në pol janë edhe dy emra të tjerë. I pari është Strahinja Pavlovic, një puro mbrojtës dhe solid. Salzburgu nuk duket se do lëshojë prej kërkesave të tij për 30 milionë euro, por merkato sapo ka nisur dhe mund të ketë kthesa të rëndësishme, edhe sepse Milani tashmë ka arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin.

I dyti, së fundi, është Mario Hermoso, i çliruar së fundmi nga kontrata me Atletico Madridin. Për klasin ’95 ka shumë konkurrencë italiane, me dyshen Napoli-Inter në gjurmët e lojtarit. Megjithatë, blerja e mundshme e Hermoso do të sillte përvojë të madhe në prapavijën e Milanit pas largimit të një senatori si Simon Kjaer. Edhe në këtë rast gjendemi përballë zgjedhjeve që synojnë konkreten. Të dy, si Pavloviç dhe Hermoso përfaqësojnë profile që aktualisht mungojnë në skuadrën kuqezi: mbrojtës të ashpër dhe pa fre. Me pak fjalë, Milani po tregon rrugën dhe së shpejti do të shohim nëse do të ndalet apo jo kur të përballet me pengesa të reja.

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?