Milan mbi Füllkrug, zgjidhje apo kompromis? Po sa dyshime mbi gjermanin. Ja pse nuk është i preferuari i tifozëve rossonerë

Rreziku i mungesës së gjatë të Gimenez dhe thatësira e golave nën portë, si dhe buxheti i ngushtë i janarit sjell në vëmendje një tjetër realitet në casa Milan: emrin e sulmuesit gjerman, që gjatë këtyre orëve të fundit është rikthyer fuqishëm në orbitën kuqezi. Por në Milanello askush nuk e fsheh se nuk është profili i ëndrrave të Djallit. Nuk e duan tifozët? Po, por në klub dikush e do…

Milanistat
5 Min Read

Në via Aldo Rossi dritat janë ndezur prej kohësh dhe alarmi është i qartë: Milani ka nevojë urgjente për një sulmues. Situata është bërë edhe më e ndërlikuar nga rasti Santiago Gimenez.

SULM KUQEZI NË EMERGJENCË: MILNI I ALLEGRIT PA PIKË REFERIMI

 “Bebote” po vlerëson seriozisht ndërhyrjen kirurgjikale në kyçin e këmbës, një zgjedhje që do ta mbante jashtë për një kohë të gjatë dhe që rrezikon të ndryshojë rrënjësisht planet e sezonit.

Por problemet nuk mbarojnë këtu. Edhe Christopher Nkunku, përveç meksikanit, vazhdon të jetë pa gola në kampionat, duke konfirmuar vështirësitë e Milanit për të gjetur vazhdimësi dhe peshë konkrete në zonë. Në këtë panoramë të vështirë, vetëm Rafael Leao dhe Christian Pulisic kanë garantuar besueshmëri dhe gola, duke mbajtur në këmbë një repart që shpesh duket i zbrazët dhe i brishtë.

JANARI SI DETYRIM, JO SI OPSION

Arritur në këtë pike, merkatoja e riparimeve të janarit nuk duket më një luks, por një domosdoshmëri. Massimiliano Allegri e ka bërë të qartë: pa një qendërsulmues të vërtetë, rruga drejt objektivave madhorë bëhet e pjerrët dhe e rrezikshme. Por, edhe realiteti financiar nuk po e ndihmon këtë skuadër. Sipas zërave, pa largimin e Gimenez, buxheti i Milanit është më i kufizuar nga sa pritej dhe hapësira në paga mbetet minimale.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pikërisht për këtë arsye, është rikthyer fuqishëm orët e fundit edhe kandidatura e Niclas Füllkrug. Një emër që nuk ndez fantazinë e tifozëve, por që për momentin përfaqëson një zgjidhje të realizueshme në një kontekst të komplikuar.

FULLKRUG RIKTHEHET NË SKENË: PROFILI QË I PËLQEN KLUBIT

Ish Borussia Dortmund, qendërsulmuesi gjerman, klas 1993, është në dalje nga West Ham. “Hammers” janë të hapur për një huazim të pastër, duke e bërë operacionin të shpejtë dhe ekonomik. Një detaj jo i vogël për një Milan që duhet të lëvizë me kujdes kirurgjikal.

Në fakt, për nga pikëpamja taktike, Füllkrug i ka karakteristikat që kërkon Allegri:
një “9” klasik, i fortë në ajër, me trup të rëndë në zonë dhe aftësi për të mbajtur mbrojtësit kundërshtarë të zënë. Një profil që mungon në organikën aktuale dhe që mund t’i japë skuadrës një pikë referimi më tradicionale në fazën sulmuese.

ANA TJETËR E OPERACIONIT: SHIFRA QË NUK BINDIN

Por te Milani askush nuk mbyll sytë përballë realitetit. Shifrat e Füllkrug në Premier League janë larg pritshmërive:
3 gola dhe 2 asiste në 29 ndeshje, një bilanc i varfër për një sulmues që duhet për të sjellë menjëherë gola.

Edhe më shqetësuese është historia e dëmtimeve:

  • Shtator 2024: inflamacion në tendinën e Akilit, 16 ndeshje të humbura
  • Janar 2025: problem në kofshë, 12 ndeshje jashtë
  • Tetor 2025: çarje muskulore, mbi një muaj e gjysmë stop

Rezultati është i pamëshirshëm: Füllkrug nuk shënon që prej 5 prillit. Një fakt që ngre pikëpyetje serioze mbi aftësinë e tij fizike për të bërë diferencën në muajt vendimtarë të sezonit.

OPSION I LEHTË, POR JO I PREFERUAR

Pikërisht për këto arsye, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Füllkrug nuk është profili i preferuar i milanistëve. Ai shihet më shumë si një kompromis i nevojshëm, një zgjidhje emergjente për të mos mbetur pa alternativa, sesa si sulmuesi mbi të cilin ndërtohet e ardhmja.

Milani kërkon një lojtar që të japë siguri, vazhdimësi dhe ndikim të menjëhershëm. Füllkrug është i arritshëm, por bart me vete rreziqe të qarta, sidomos në aspektin fizik.

DILEMA QË NDAN SAN SIRO-n: GUXIM APO PRAGMATIZËM?

Janari po afron dhe koha nuk pret. Füllkrug është një mundësi konkrete, e realizueshme dhe ekonomikisht e përballueshme. Por pyetja që qarkullon në ambientin kuqezi është vetëm një:

A mjafton një zgjidhje e tillë për të shpëtuar sezonin, apo rrezikon të jetë vetëm një tjetër bast i detyruar?

Në Milano dilema mbetet e hapur. Dhe si shpeshherë në futbollin italian, mes nevojës urgjente dhe ambicies së madhe, zgjedhja e janarit mund të peshojë sa një titull i tërë sezoni.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article