Pavarësisht një sezoni zhgënjyes për Milanin, Mike Maignan ka vazhduar të shkëlqejë si një nga portierët më të mirë në Serie A. Performancat e tij kanë qenë thelbësore në limitimin e dëmeve në një sezon krejtësisht nën pritshmëri. Por, pavarëisht kësaj, e ardhmja e francezit te Milan mbetet e pasigurt. Sipas zërave më të fundit, klubi Rossoneri po shqyrton një plan surprizë për të ardhmen e numrit 1 të portës, me zhvillime të mundshme që mund t’i ndryshojnë kartat në tavolinë. Situata e portierit, pra, mbetet në pikëpyetje dhe vetëm koha do të tregojë se cila do të jetë rruga e tij në klubin Rossonero.
Kontrata e Mike Maignan, me Milanin, skadon më 2026, por negociatat për rinovim tashmë janë në qendër të vëmendjes së drejtuesve të klubit të rrugës Aldo Rossi. Pavarësisht një kontrate ende të gjatë, qëndrueshmëria e tij është thelbësore për të ardhmen e klubit dhe klubi do të duhet të vendosë nëse do të mbështetet ende tek ai për vitet në vijim. Në fund të sezonit, Maignan do të jetë një nga dosjet më të rëndësishme për t’u zgjidhur, me Milanin gati të bëjë zgjedhje vendimtare për të siguruar vazhdimësinë për repartin e tij të prapavijës dhe të ardhmen e portierit francez, një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës. Por, ndërkaq, Maignan është vënë përballë në një sfidë me Mbappé-në për të fituar një çmim shumë të lakmuar.
Mike Maignan, portieri i Milanit, është një nga kandidatët për çmimin e lojtarit më të mirë francez jashtë vendit nga Union Nationale des Footballeurs Professionnels – Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë (UNFP) për sezonin aktual. Në garë me të janë edhe disa emra të mëdhenj si Kylian Mbappé i Real Madridit, Jules Koundé i Barcelonës, William Saliba i Arsenalit dhe Michael Olise i Bayern Munich. Ky çmim celebron lojtarët më të mirë francezë që luajnë për klube ndërkombëtare. Në ditët në vijim, do të shpallet fituesi i këtij çmimi të lakmuar, i cili do të kurorëzojë lojtarin më të mirë francez që luan jashtë Francës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>