MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, lojtarët më të fortë të historisë kuqezi
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Amarcord

Milan, lojtarët më të fortë të historisë kuqezi

By
Milanistat
29.04.2025
7 Min Read
Share
SHARE

AC Milan është një gjigant i padiskutueshëm në futbollin evropian. I pasur me një traditë të lavdishme dhe histori që kanë galvanizuar tifozët në të gjithë globin, klubi, në harkun e tridhjetë vjetëve, ka parë në rradhët e tij disa prej yjet më të ndritshëm të qiellit të futbollit. Duke dominuar Serie A dhe shkëlqyer në kompeticionet Evropiane më të rëndësishme, Rossonerët i kanë dhuruar një sërë momentesh të paharrueshme botës së futbollit. Le t’i eksplorojmë së bashku pra të gjithë ata që përbëjnë formacionin më të jashtëzakonshëm të gjitha kohërave të Milanit.

Contents
Sebastiano RossiMarcos CafuAlessandro NestaPaolo MaldiniAndrea PirloGianni RiveraRicardo KakáGennaro GattusoClarence SeedorfMarco van BastenAndriy ShevchenkoFigura të tjera të NderuaraNelson DidaFrank RijkaardRuud GullitRoberto Donadoni

Sebastiano Rossi

Duke filluar nga vija e fundit e mbrojtjes, ikoniku Sebastiano Rossi ka qenë një nga portierët më të mirë të Serie A në vitet ’90. E filloi karrierën e tij në Cesena përpara se t’i bashkohej Milanit të madh më 1990. Rossi u shndërrua në portierin e paracaktuar për skuadrën e “Të Pathyeshmëve” gjatë sezonit legjendar 1991-92. Portieri italian kaloi 12 vite me Milanin, duke e mbajtur portën të paprekur në plot 150 raste.

Marcos Cafu

Mbrojtësi i djathtë brazilian Cafu është një tjetër legjendë e futbollit që meriton të përfshihet në këtë listë speciale. Cafu firmosi me klubin kuqezi më 2003, pas një periudhe të ndritur me Romën. Shënoi 4 gola dhe dha 22 asiste në 166 paraqitje zyrtare me Milanin.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Alessandro Nesta

Mbrojtësi i qendrës i lindur në Romë ishte një tjetër emër i shquar i skuadrës milaniste nga viti 2002 deri më 2012. Përgjatë dhjetë sezoneve të tij te Milan, Nesta ka fituar, ndër trofe të tjerë, dy Scudetto dhe dy Champions League.

Paolo Maldini

Pa dyshim mbrojtësi më ikonik italian i të gjitha kohërave, i madhi Paolo Maldini ishte një mbrojtës i majtë unik. Aftësia e tij për të lexuar lojën me elegancë dhe klas e bëri të shndërrohej në një legjendë të vërtetë. Ish shoku i skuadrës, Cafu, e përshkruan atë si “simbolin dhe fytyrën e Milanit”, duke theksuar ndikimin e tij në skuadër.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Andrea Pirlo

I mbiquajtur nga shumë si një “gjeni i futbollit”, Andrea Pirlo ka kaloi një dekadë duke mbrojtur ngjyrat e AC Milan. Mesfushori italian ka realizuar 41 gola dhe 71 asiste në 401 ndeshje. “Pirlo është një lider i heshtur. Ai flet me këmbë”, ka deklaruar ish-trajneri i kombëtares së Italisë, Marcello Lippi.

Gianni Rivera

Gianni Rivera konsiderohet një legjendë e klubit pasi gati njëzetë vjetësh të kaluar duke luajtur me fanellën e AC Milan (nga viti 1960, deri më 1979). Mesfushori italian konsiderohej “Golden Boy i futbollit italian”. Është shumë i lëvdëuar për aftësinë në leximin e lojës së kundërshtarëve dhe prezencën dominante në mesfushë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Ricardo Kaká

Brazilian ishte një perlë e vërtetë për t’u admiruar. Mbërriti tek Milan më 2003, ku krijoi një reputacion të nivelit botëror.
Përdorimi që i bënte topit e pati shndërruar në një makth të vërtetë për mbrojtësit kundërshtarë. Kaká ka fituar Topin e Artë më 2007.

Gennaro Gattuso

E do apo e urren, sjellja e zjarrtë e Gattusos në fushë e bëri një lojtar të paçmuar për Milanin, duke dhënë një kontribut të madh në historinë e pasur të klubit. Për rreth 13 vjet, nga 1999 deri më 2012, “Ringhio” realizoi 11 gola dhe 19 asiste në 468 ndeshje për klubin.

Clarence Seedorf

Lojtari hollandez ka bërë pjesë në brezit e artë të viteve 2000, duke u dalluar për lojën e tij me këmbë dhe futbollin elegant në mesfushë. Pas një periudhe të suksesshme te Real Madridi dhe Interi, ai firmosi me Milanin, duke shënjuar fillimin e një historie të madhe suksesi.

Marco van Basten

Hollandezi ishte një kërcënim i vërtetë dhe i vazhdueshëm në fushë.
Pavarësisht dëmtimeve të vazhdueshme, Van Basten ishte një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, të asaj kohe, duke shënuar 125 gola vetëm për Milanin.

Andriy Shevchenko

Andriy Shevchenko është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në historinë e Milanit. Sulmuesi ukrainas ka kontribuuar për fitimin e Champions League, në sezonin 2002/03 dhe ka shënoi 175 gola në 322 ndeshje me kuqezinjtë.

Figura të tjera të Nderuara

Historia e Milanit ka qenë e qëndisur me talente të klasit botëror përgjatë viteve, gjë që e bën veçanërisht të vështirë ngushtimin e skuadrës vetëm në njëmbëdhjetëshen titullare. Megjithatë, nuk donim të linim pa përmendur edhe disa prej emrave të ndritur, që i kanë dhënë shumë historisë së klubit tonë të lavdishëm.

Nelson Dida

Një tjetër portier i madh kuqezi ka qenë Nelson Dida, i cili konsiderohej si një nga më të mirët në botë në kulmin e karrierës së tij te Milan (2003-2005). Portieri brazilian e ka mbajtur portën të paprekur në 132 ndeshje për kuqezinjtë.

Frank Rijkaard

Arrigo Sacchi, në sezonin 1988-89, vendosi të përforconte mesfushën e Milanit me Frank Rijkaard, i cili iu bashkua bashkëkombësve të tij Marco van Basten dhe Ruud Gullit. Rijkaard ka realizuar 26 gola dhe 26 asiste për Rossonerët në 201 paraqitje zyrtare.

Ruud Gullit

Ruud Gullit bënte pjesë në legjendaren treshe hollandeze që iu bashkua Milanit në fund të viteve ’80, pas ndryshimit të rregullave në Serie A, që mundësonte më shumë lojtarë të huaj për skuadër. Mesfushori sulmues hollandez ishte një spektakël në fushë. Pavarësisht periudhës së tij të shkurtër në klub, realizoi 56 gola dhe 38 asiste në 171 paraqitje zyrtare.

Roberto Donadoni

Donadoni ka qenë një tjetër lojtar i jashtzakonshëm që ka kontribuuar në epokën e artë të Milanit në fund të viteve ’80 dhe ’90. Mesfushori dallohej për talentin dhe aftësinë e tij teknike me topin.

Forca Kapiten, populli kuqezi i bashkuar, bën tifozllëk për ty!
Milan-Barcelona 4-0 (’94), kronika e një ndeshje perfekte
Milan 6 – 0 Inter: nata kur Djalli kërceu mbi Hënë
Redondo te Milani: nga dëmtimi i rëndë te triumfi në Kupën e Italisë dhe lamtumira me Baggion
Lamtumirë Theo, të kemi dashur vërtet
TAGGED:AC MilanAlessandro NestaAndrea PirloAndriy ShevchenkoArrigo SacchiCesenaChampions LeagueClarence SeedorfEvropaFrank RijkaardGennaro GattusoGianni RiveraGolden BoyInterKakàMarcello LippiMarco Van BastenMarcos CafuNelson DidaPaolo MaldiniReal MadridRinghioRoberto DonadoniRomaRuud GullitScudettoSebastiano RossiSerie ATopin i Artë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Merkato Milan

Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?