Ajo e çuarjes së Zlatan Ibrahimoviç në konferencën për shtyp për prezantimin e trajnerit të ri të rosonerëve ishte një veprim shumë i zgjuar i Milanit, që në çdo rast çertifikon inteligjencën e atyre që në këtë moment janë në krye. Fjalët e para të suedezit në rolin e tij të ri, përtej atyre thjesht rrethanore që janë të pranishme edhe në njoftimin për shtyp të RedBird në momentin e zyrtarizimit, ishin shumë të pritura. Prej muajsh, tifozët dhe specialistët që merren me botën kuqezi kryqëzonin gishtat, me kalimin e ndeshjeve, për ta parë herët a vonë ish sulmuesin në zonën mikse për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Një shpresë e kotë, sepse ato pak herë që ka bërë ndonjë batutë, e ka bërë larg fushës dhe nuk e ka zgjatur kurrë shumë.
Konferenca e sotme e shtypit, e organizuar ndër të tjera me stil madhështor, përfaqësonte përballjen e parë të vërtetë, në të cilën Zlatan Ibrahimoviç do të kishte mundësinë të linte një shenjë të qartë të mbërritjes së tij. Shpresa, në zemrat e shumëve, ishte që të dëgjonin fjalë të ndryshme që dilnin nga goja e suedezit dhe që të korrespondonin me emrin dhe mbiemrin e një trajneri vërtet super. Dhe, për herë të dytë, sërish flitet për një shpresë të kotë. Me bindje ‘Ibra’ ka njoftuar se do të jetë Paulo Fonseca, trajneri i ri i Milanit, me njëkohësisht me një komunikatë nga ana e klubit kuqezi.
Por lëvizja e pronësisë ishte e zgjuar, në disa mënyra. Të dërguarit e Zlatan Ibrahimovic për të folur do të thotë t’i dhënie besueshmërie zgjedhjes së Paulo Fonsecës. Nëse e thotë suedezi, nëse zgjedhja është e mbështetur, firmosur dhe e përkrahur me bindje prej tij, çfarë mund t’i thuash? Po, ndonjë kritikë mund edhe të bësh, por nuk është asgjë në krahasim me stuhinë që do të kishin marrë Geoffrey Moncada, Giorgio Furlani dhe Gerry Cardinale. A dalin në këtë mënyrë fitues drejtuesit e tjerë të klubit? Ndoshta jo, por padyshim del më mirë se të gjithë skenarët e tjerë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>