Vazhdon Revolucioni Milan në mesfushë. Dy marrëveshje praktikisht janë të mbyllura, mungon vetëm zyrtarizimi, të cilët janë Luka Modric dhe Samuele Ricci. Ndërkohë që vazhdon presioni Rossoner mbi Club Brugge për Ardon Jasharin, objektiv i madh i Djallit për mesfushën. Mbetet gjallë, pista që të çon te Javi Guerra i Valencias, ndërsa ftohet ajo që të çon te Granit Xhaka.
XHAKA MË LARG – Siç kanë zbuluar kolegët e portalit të mirënjohur gazzetta.it, lojtari zviceran i Bayer Leverkusen është më larg Milanit i cili, pas Modric, nuk dëshiron të bëjë një përjashtim tjetër dhe të bëjë një investim të konsiderueshëm financiar midis kartonit dhe pagës për të marrë një tjetër lojtar over 30. Për momentin, mendimet e drejtuesve të klubit të rrugës Aldo Rossi janë këto, të shohim nëse do të ndryshojnë më vonë, por nga sot shanset për ta parë 32-vjeçarin Xhaka me fanellën e Rossonerëve janë të pakta. Teksa presim të kuptojmë se si do të vazhdojnë negociatat me Club Brugge për Jasharin, për mesfushën e Milanit mbetet aktiv opsioni Javi Guerra.
RILANÇIM PËR JAVI GUERRA – Djalli është në kontakt të vazhdueshëm me Valencian për mesfushorin e ri spanjoll, i cili javët e fundit ka qenë i impenjuar në Evropianin Under 21 me Spanjën. Klubi Rossoner e ka paraqitur tashmë një ofertë zyrtare për të, gjatë javëve të fundit, 20 milionë euro, përfshirë bonuset, një propozim i konsideruar shumë i ulët nga drejtuesit bardhezinj. Milani mund ta rrisë ofertën për Guerra këtë javë dhe ta rrisë ofertën e tij midis 20 dhe 25 milionë eurove në total. A do të jetë e mjaftueshme? Do ta zbulojmë së shpejti.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>