Në një koment të tyre të ditës së sotme, kolegët e të përditshmes ‘Corriere della Sera’ na risjellin në kujtesë faktin se Milani është ende në kërkim të një trajneri të ri, i cili, duke nisur nga sezoni 2024-2025, do të zëvendësojë Stefano Piolin në pankinën e kuqezinjve. Drejtuesit e klubit të rrugës Aldo Rossi i kanë identifikuar karakteristikat e profilit të dëshiruar, por jo ende (të paktën jo përfundimisht) emrin e duhur.
Milan, kur trajneri i ri? Fillimisht zgjidhja me Piolin
Megjithatë, Milani, nuk e ka edhe me aq ngut çështjen sepse, së pari, do t’i duhet të ndërpresë kontratën e Piolit, e cila skadon më 30 qershor 2025. kështu që do të jetë e nevojshme që fillimisht të arrihet një marrëveshje me trajnerin parmez dhe stafin e tij të madh. ‘Vallëzon’, për ‘CorSera’, një shumë e konsiderueshme dhe kjo nuk është një detaj.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Klubi ishte pranë rikonfirmimit: më pas, katastrofa në prill
Bëhet fjalë për një shumë që arrin në rreth 10 milionë euro midis pagave dhe taksave. Heshtja mediatike e Milanit për çështjen e trajnerit të ardhshëm, pra, është e motivuar edhe nga kjo, si dhe nga një formë respekti ndaj Piolit, i cili ka bërë shumë mirë në gati pesë vitet e tij me kuqezinjtë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
E vërteta, sipas kolegëve të gazetës, është se Milani do ta kishte rikonfirmuar Piolin në stol, nëse situata nuk do të përkeqësohej në prill, me eliminimin në Europa League nga Roma dhe pas një derbi tjetër të humbur.