Milani po studion mundësi të reja merkatoje me objektivin për rritjen e nivelit teknik të skuadrës. Drejtuesit Rossonerë po vlerësojnë profile të prestigjit absolut, duke synuar operacione të synuara që të mund të rrisin cilësinë dhe eksperiencën pa e rënduar shumë në arkat e klubit.
Ndër hipotezat që po ngacmojnë më shumë krerët milanistë është mundësia e një goditjeje të madhe me shumë peshë në mesfushë, duke shfrytëzuar mundësitë e mundshme zero të transferimit në seksionin e ardhshëm të merkatos. Vëmendja po përqëndrohet mbi emra të nivelit të lartë, të aftë për të ofruar menjëherë performancë dhe lidership.
Bernardo Silva, objektivi i rradhës i Milanit… ka vetëm një pengesë
Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, midis profileve të vëzhguara spikat Bernardo Silva, talenti i Manchester Cityt, kontrata e të cilit është në skadencë. Mesfushori portugez pëlqehet edhe nga Juventusi dhe Napoli, por Milani mund të bëjë një përpjekje më serioze për ta sjellë në oborrin e Alegrit.
Pengesa kryesore është paga e tij e lartë, me një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh që kërkon shqyrtim të kujdesshëm nga pronarët. Sidoqoftë, mundësia e marrjes së një tjetër lojtari të kalibrit ndërkombëtar do të ishte e vështirë për t’u injoruar nga një klub që synon të mbetet konkurrues në Serie A dhe Evropë.
Një Modric 2.0
Portugezi, aktualisht nën drejtimin e Pep Guardiolës, sigurisht që nuk i përshtatet modelit të merkatos së kërkuar nga Red Bird, por verën e kaluar mbërriti Luka Modric.
Kroati ka bërë një nisje të madhe, e nëse edhe Bernardo Silva do të bashkohej me Milanin, atëhrë mund të ndërtohej një mesfushë yjore ëndrrash, me një përzierje talenti dhe personaliteti, në gjendje për ta ngritur edhe më tej standardin.
Ndërkohë që drejtuesit e klubit po vlerësojnë të gjitha opsionet e mundshme, të vetëdijshëm se operacione të tilla kërkojnë ekuilibër financiar dhe një strategji të saktë për rinovimet e tjera. Milani, ndërkohë, vazhdon të monitorojë merkaton ndërkombëtare, në kërkim të mundësive të nivelit të lartë.