Milan – Lacio: Formacioni i kuqezinjve, vetëm një dyshim për Allegrin

Pas fitores së Derbit, kuqezi duhet të fokusohen për të vazhduar serinë pozitive. Trajneri Allegri është përballur me dilema në sulm dhe mbrojtje, duke gjetur edhe zgjidhet përkatëse, ndërsa Pulisic ka probleme muskulare

Milanistat
3 Min Read

Pas triumfit në Derby, Milani kthehet në përgatitjet për ndeshjen kundër Lazios. Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp, theksoi rëndësinë e përqëndrimit për të vazhduar serinë pozitive që filloi në fund të gushtit. Objektivi kryesor mbetet kualifikimi në Champions League dhe çdo hap duhet të merret me kujdes.

Pulisic në dyshim

Një shqetësim i madh për kuqezinjtë është gjendja e Christian Pulisic. Sulmuesi amerikan ndërpreu stërvitjen të mërkurën për shkak të një shqetësimi muskulor dhe është stërvitur veçmas gjatë ditëve të fundit. Ai rrezikon të mungojë jo vetëm për ndeshjen e kampionatit, por edhe për Kupën e Italisë.

Lajm pozitiv: rikuperon Saelemaekers

Në anën tjetër, gjithçka duket në rregull për Saelemaekers. Lojtari rikuperoi nga shqetësimi i shpinës dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.

Gimenez ende jashtë

Santiago Gimenez nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim. Sulmuesi meksikan pritet të rikthehet në stërvitje me skuadrën javën e ardhshme, duke lënë trajnerin Allegri të planifikojë alternativat në sulm.

Dy dilema për formacionin

Formacioni pritet të jetë i ngjashëm me atë të Derby-t, por me dy dyshime kryesore:

  1. Sulmi: Allegri po mendon se kush do të shoqërojë Leao në sulm. Deri tani, Nkunku duket si zgjedhja e preferuar, ndërsa Loftus-Cheek pritet të nisë nga stoli.
  2. Faza e majtë e mbrojtjes: Në këtë pozicion janë në garë Bartesaghi dhe Estupinan. Ky i fundit duhet të rikuperojë formën pas dëmtimit të kyçit të këmbës që pësoi gjatë ndeshjeve me përfaqësuesen e tij muajin e kaluar.

Përqëndrim dhe kujdes për sfidën e radhës

Me vetëm një seancë stërvitore të lehtë para ndeshjes, Milani është gati të përballet me Lazion. Për Allegri, sfida kryesore mbetet të menaxhojë lojtarët me probleme fizike dhe të zgjedhë sulmuesin dhe mbrojtësin më të duhur për të ruajtur ritmin dhe serinë pozitive që po e mban skuadrën në krye.

MILAN-LAZIO, FORMACIONI

16 Maignan

23 Tomori 46 Gabbia 31 Pavlovic

56 Saelemaekers 19 Fofana 14 Modric 12 Rabiot 33 Bartesaghi

10 Leao 18 Nkunku

Në dispozicion: 37 Pittarella, 1 Terracciano; 5 De Winter, 27 Odogu, 2 Estupinan; 4 Ricci, 30 Jashari, 8 Loftus-Cheek. Trajner: Massimiliano Allegri.

Të padisponueshëm: Gimenez, Pulisic, Athekame.

Të skualifikuar: /

Ballotazh: Nkunku/Loftus-Cheek, Bartesaghi/Estupinan

MILAN-LAZIO, GJYQTARËT E NDESHJES

Drejton: Collu nga Cagliari

Asistentë: Vecchi – Yoshikawa

Gjyqtari i IV: Zufferli

VAR: Di Paolo

AVAR: Paterna

KU TA SHOHËSH MILAN-LAZIO

Data: e shtunë, 29 nëntor 2025

Ora: 20.45

Stadiumi: San Siro

Direkt: TV Web: Milanistat.com


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente