Milani po shqyrton lëvizje të reja në merkato në një moment veçanërisht delikat përsa i përket sulmin. Shitja e Noah Okafor te Leeds United duket tashmë e bërë: klubi anglez do të kishte vënë në pjatë 21 milionë euro, të cilat Milani po i vlerëson me kujdes për të financuar blerjet e reja të mundshme. Klubi, i vetëdijshëm për nevojat taktike të Allegrit dhe për punën e Tares, tashmë po shqyrton merkaton për godutje të synuara. Ndër emrat që raportohen, është në veçanti një që mund të përfaqësojë përforcimin ideal për të kompletuar repartin sulmues pa kompromentuar ekuilibrat e skuadrës.
Kthesë te Milanit
Sipas asaj që kanë zbuluar kolegët e portalit Calciomercato, me largimin e sulmuesit zviceran, Milani e ka identifikuar tashmë edhe zëvendësuesin e ri, të mundshëm: bëhet fjalë për njëzetvjeçarin belg Mario Stroeykens, që aktualisht luan për Anderlechtin. Një profil i ri, sulmues me cilësi të gjithanshme: mesfushor sulmues natyral, por edhe i aftë të veprojë si sulmues i dytë ose si sulmues anësor i majtë.
Portali ka zbuluar se “emri i Stroeykens është në shortlist-ën e Milanit”, duke nënvizuar interesin konkret të Igli Tares. Vlerësimi i Anderlecht është rreth 10 milionë euro, një shifër e qëndrueshme edhe duke pasur parasysh të ardhmen. Stroeykens ka bërë tashmë paraqitje të rëndësishme për klubin belg dhe potenciali i tij nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga klubet e tjera evropiane. Milan po lëviz me shpejtësi për të mos u gjendur i papërgatitur.
Strategjia e Milanit
Strategjia e klubit të Rossonerëve mbetet e përqendruar në ndërtimin e një grupi të ri, por të gatshëm për të fituar çdo gjë. Largimi i mundshëm i Okafor do të shkaktojë një efekt domino që mund të përshpejtojë ardhjen e fytyrave të reja. Stroeykens përfaqëson një opsion konkret, të monitoruar me kujdes, edhe për cilësitë e tij për t’u përshtatur në më shumë se një rol.
Milan po lëviz me kujdes, por duke i mbajtur antenat. Përditësimet e rradhës mbi gjendjen e Leao do të japin një tregues të qartë të drejtimit që do të marrë merkato në sulm. Sidoqoftë, përshtypja është se diçka po lëviz me vendosmëri dhe sulmi Rossoner së shpejti mund të ndryshojë formë.