Milani do të ketë një trajner të ri sezonin e ardhshëm, apo jo? Duket se për këtë gjë nuk ka asnjë dyshim. Por përpara se të bëjë një njoftim, klubi dëshiron ta mbyllë në mënyrën e duhur me Stefano Piolin.
Ka mbetur edhe një ndeshje kampionati, të shtunën kundër Salernitanës në San Siro dhe ndoshta vetëm pas saj do të bëhet e ditur se kush do të jetë pasardhësi i trajnerit emilian. Zërat e fundit japin Paulo Fonsecën si kandidatin kryesor, edhe pse deri në zyrtarizimin e emrit nuk mund të përjashtohen kthesat e bujshme. Sidoqoftë, burime të shumta konvergojnë mbi faktin se portugezi i Lille do të marrë frenat e skuadrës sezonin e ardhshëm.
Pioli i thotë lamtumirë Milanit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pioli ka një kontratë që skadon në qershor 2025 dhe për këtë arsye duhet gjetur një marrëveshje për ndërprerje të parakohshme. Pak ditë më parë, Sky Sport, shpjegonte se trajneri dhe stafi i tij kanë një buxhet prej rreth 11.5 milionë euro bruto në vit.
Gjatë këtyre orëve drejtuesit kuqezinj dhe agjentët e Piolit po diskutojnë për të arritur një marrëveshje. Marrëdhëniet mes palëve janë të mira dhe në letër nuk duhet të ketë probleme të veçanta. Mbetet për t’u kuptuar nëse trajneri e ka tashmë një skuadër gati për ta mirëpritur pas lamtumirës së tij nga Milani, fakt që me shumë mundësi do ta përshpejtonte procesin. Javët e fundit është folur shpesh për Napolin, i cili ka edhe opsione të tjera: një mbi të gjithë, Gian Piero Gasperinin të Atalantës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Klubi kuqezi dhe Pioli patën rinovuar kontratën më 31 tetor 2022, kur ende në krye të zonës tekniko-sportive ishin Paolo Maldini dhe Frederic Massara. Marrëveshja e mëparshme skadonte në qershor 2023 dhe kishte një opsion në favor të Milanit për ta zgjatur edhe me një vit, por të dy drejtuesit vendosën të nënshkruajnë një kontratë të re deri më 2025.
Për shumë tifozë ishte një zgjedhje e nxituar dhe e gabuar, duke qenë se cikli i Piolit dukej se kishte mbaruar që në fund të sezonit të kaluar. Ndoshta mund të pritej pak më shumë dhe ndoshta të mund të ishin kufizuar me rinovimin vjetor, por gjërat shkuan ashtu si shkuan dhe sot palët e gjejnë veten duke negociuar një ndërprerje të parakohshme. Asgjë e pazakontë në botën e futbollit, janë situata që ndodhin shpesh dhe së fundmi edhe të tjerë trajnerë janë gjendur në të njëjtën situatë.