E gjitha ndodhi në Torino. Ngrini dorën nëse, pas njëzet minutash, nuk menduat se po shikonit të njëjtën histori të vjetër kundër Granatës. Një fushë që gjithmonë sjell probleme dhe vështirësi për Milanin. Dhe këtë herë nuk ishte ndryshe, pasi Rossonerët filluan me një disavantazh prej dy golash dhe me Leaon që u lëndua pas gjysmë ore.
Por ky Milan i 2025/26 është ndryshe.
Ky Milan reagon, kafshon dhe nuk dorëzohet kurrë.
RABIOT, PREDHA QË NISI REVOLUCIONIN
Në momentin më të vështirë të ndeshjes, bën përpara Adrien Rabiot. Francezi shënon golin e tij të parë me fanellën kuqezi me një gjuajtje të çmendur nga distance, një predhë që shpërtheu murin “granata” dhe ringjalli shpresën e Milanit.
Një ndeshje e shkëlqyer, plot personalitet dhe grintë.
Çfarë goditjeje ka bërë Milani me këtë lojtar!
PULISIC, KAPITEN AMERIKA! DOPIETË ME TEMPERATURË 39!
E pabesueshme, por e vërtetë: Christian Pulisic deri një ditë më parë ishte me ethe. Thuhej se as nuk do të udhëtonte drejt Torinos. Por amerikani vendosi vetë:
“Unë luaj.”
Stafi mjekësor, me doktor Mazzonin në krye, ia ngriu temperaturën, e ngriti në këmbë dhe… aty nis spektakli.
Në pjesën e dytë, Pulisic hyri dhe:
- shënoi për 2-2,
- shënoi për 2-3,
- përmbysi ndeshjen i vetëm, si një snajper që nuk fal.
Tashmë ka 7 gola në Serie A, pavarësisht minutave të pakta dhe ndeshjeve të humbura.
Kjo nuk është thjesht formë.
Kjo është lider absolut.
NKUNKU NË KRIZË TË THELLË: “KËSHTU NUK SHKON”
E vetmja notë e errët e mbrëmjes është Christopher Nkunku.
Pjesë e parë katastrofike, inekzistent.
Pjesë e dytë pak më mirë, me më shumë luftë, por përsëri me zero rrezikshmëri, asnj qasje pranë golit.
Dhe po flasim për një lojtar të paguar 40 milionë euro.
Jemi në 9 dhjetor, dhe ai ende nuk ka shënuar asnjë gol në Serie A.
Por, te Milani koha është e kufizuar, ajo është shumë e shtrenjtë. Kur je titullar në një klub i madh dhe nuk shënon kurrë, nis të bëhesh një problem i madh.
NJË MILAN QË NUK DORËZOET — POR QË PRET, PRET EDHE VERSIONIN E VËRTETË TË NKUNKU
Nga ferri i 2-0 te gëzimi i përmbysjes, Milani tregoi muskuj, karakter dhe një kampion që mund ta mbajë skuadrën në kurriz:
Pulisic! Ai është njeriu i momentit. Rabiot po bëhet shtyllë. Por Nkunku duhet të zgjohet dhe shpejt.
Në Torino ndodhi gjithçka.
Dhe Milani, në fund, la pas një mesazh të qartë:
Ky Milan nuk vdes kurrë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>