Dje, Milani zyrtarizoi rinovimin e partneritetit të tij me Emirates, që zgjat që nga viti 2007, me një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do të mbulojë periudhën 2026-2031.
Akordi i mëparshëm, i mundësonte tashmë klubit të rrugës Aldo Rossi të dyfishonte – në mënyrë graduale – të ardhurat: nga 15 milionë euro bazë, në fakt, Milan ka kaluar në 30 milionë euro këtë sezon (20/25 milionë sezonin e kaluar).
Fanella Milan, 45 milionë euro të ardhura nga sponsorat nga sezoni 2026-2027
Dhe tani, duke filluar nga viti i ardhshëm, do të ndodhë një upgrade tjetër e rëndësishme. Nga sezoni 2026-2027, Emirates – sponsori kryesor i fanellave të AC Milan që prej 2010-2011 – do t’i garantojë klubit 35 milionë euro neto për çdo vit.
Me perspektivëm, e lidhur edhe me bonuset, që pritet të shkojë në 40 milionë euro gjatë kohëzgjatjes së kontratës së re. Kjo rritje e konsiderueshme do t’i mundësojë Milan të mburret me fanellën më të pasur në të gjithë Serie A.
Duke konsideruar vetëm sponsorizimet komerciale, duke përjashtuar kësisoj partnershipet teknike, Milani, duke filluar nga viti 2026, do të ketë 35 milionë euro nga Emirates plus 5 milionë euro për kokë nga MSC Crociere (te mëngët) dhe BitPanda (në shpinë), për një total prej 45 milionë eurosh.
Vendi i parë i sigurtë në kampionat, pasi edhe bigët e tjerë i kanë finalizuar tashmë kontratat e tyre. Interi arrin në 41, Juventusi 32, por me perspektivën e rritjes në 36. Sidoqoftë, janë pas një Milani në korsinë e shpejtë.
Rinovimi i akordit me Emirates u sigurua pas një takimi blitz në pranverë të bërë prej CEO Giorgio Furlani në Dubai. Thënë ndyshe, në atë hub strategjik të merkatos kyçe të Lindjes së Mesme, ku klubi, më 2023, ka inauguruar edhe një filial të “Casa Milan”.
Fanella ‘më e pasur’ në Serie A, është rrugës, pra, për Milanin, edhe pse elita evropiane mbetet mjaft përpara: kështu, Real Madridi, Manchester Unitedi dhe PSG fitojnë secili nga 70 milionë euro prej sponsorizimeve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
