Sezoni i ri është është në prag dhe Milani i targuar Paulo Fonseca do të fillojë përgatitjet të hënën në Milanello. Drejtuesit e kuqezinjve kanë marrë një vendim të fortë dhe jopopullor në lidhje me trajnerin e ri, fusha do të tregojë nëse kanë patur të drejtë apo jo. Ndërkohë, epoka e Fonsekës është afër, nesër trajneri do të zbarkojë në Malpensa dhe do të takohet me klubin për të bërë një bilanc të negociatave të merkatos. Nuk mund të pritet një fillim i butë i sezonit, sipas Fabio Kapelos, për Milanin, kalendari nuk ka qenë aq i sjellshëm me kuqezinjtë që do të ndeshen me Torinon, Lacio dhe Interin në 5 javët e para të kampionatit.
Menjëherë një test për Fonsekën
I intervistuar nga kolegët e të përditshmes sportive La Gazzetta dello Sport, Fabio Kapelo ka bërë një përmbledhje të Serie A të ardhshme. Për Milanin, e në mënyrë të veçantë për Fonsekën nuk do të jetë një fillim i thjeshtë: tifozët nuk japin kohë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani i Fonsekës do të debutojë kundër Torinos: “Një provë i bukur, i vështirë. Në ditën e tretë është Lazio, në të pestën derbi me Interin: çfarë nisje… Aq më tepër për Fonsekën, tashmë i vënë në darë nga tifozët. Është mbresëlënëse të shohësh kuqezinjtë pa italianë në njëmbëdhjetëshen titullare. Milani duhet t’ia rinisë nga Maignan, Theo dhe Leao. Baza është, por duhet shtuar një goxha qendërsulmues për të luftuar me Interin për Skudeto”.