Milan, kampionati nis të shtunën : tabutë për t’u shuar dhe precedentët

Pas Barit, është radha e Cremoneses: Milan, në një tjetër provë. Milan-Cremonese ka qenë edhe, në histori, ndeshja e fundit e sezonit, por këtë herë do të jetë e para

Milanistat
2 Min Read

Këtë herë nis vërtetë, por, ka qenë më 12 maj 1996, Rossonerët dhe Cremonese luajtën ndeshjen mbyllëse, atë të fundit të sezonit, të atij sezoni që e pa Milanin të fitonte Scudetton e 15-të në histori.

Përfundoi 7-1 në favor të Milanit

Ishte dhe ndeshja e fundit e Filippo Gallit në kampionat me fanellën Rossonere, e fundit e periudhës së parë të Fabio Capellos në pankinën milaniste përpara se të largohej për në Madrid dhe edhe e fundit e Gigi Simonit, si trajner i Cremoneses, para se të kalonte në Napoli.

Por kjo ndeshje, ajo e 23 gushtit 2025, pra përndihet si një fillim i ri, i të ardhmes, i perspektivës, për Massimiliano Allegrin, i cili rikthehet si trajner i Milanit, për shumë të sapoardhurit në Milanello dhe edhe për Lapo Navën, Filippo Terraccianon dhe Warren Bondon, të cilët iu bashkuan rradhëve Grigiorosse (Cremoneses) këtë verë.

Është një Milan-Cremonese që luhet të shtunën, një tabu e vogël për t’u thyer për Allegrin, i cili në këtë ditë të javës e pati filluar sezonin me humbje si më 2012 (Milan-Sampdoria 0-1), ashtu dhe më 2013 (Verona-Milan 2-1).

Dy ndeshjet e fundit hapëse të kampionatit të shtunën nga ana e Rossonerëve kanë pasur rezultate të ndryshme: Milan-Udinese 4-2, me Stefano Piolin në stol më 2022 dhe Milan-Torino 2-2, me Paulo Fonsecën si trajner më 2024.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente