Gjatë verës që sapo mbaroi, Milani humbi disa lojtarë shumë të rëndësishëm. Midis tyre ishte Theo Hernandez, i cili ishte bërë tashmë një senator i skuadrës. Një hap larg shitjes ishte edhe Mike Maignan: në fillim të qershorit, pati marrë një ofertë interesante nga Chelsea, duke u dhënë Rossonerëve mundësinë që “ta hiqnin qafe” (ashtu siç edhe ishte në planet e drejtuesve milanistë), një vit para skadimit të kontratës, pikërisht ashtu si Theo Hernandez.
Portieri pati shprehur gatishmërinë për t’u transferuar në Londër, por dështoi që të arrihet një akord dy klubeve. Kështu Maignan qëndroi, duke premtuar se do të punonte maksimalisht deri në fund të kontratës së tij. E në fakt, është konfirmuar edhe si kapiten nga Allegri, shenjë e qartë kjo se, pavarësisht mungesës së akordit për rinovim, francezi konsiderohet ende si një element qendror i projektit.
Vështirë që gjërat të ndryshojnë nga tani deri në qershorin e vitit të ardhshëm: me një vit kohë, mundësia që portieri francez të largohet nga Milani me kosto zero kur kontrata e tij të skadojë është shumë i lartë.
Me përjashtim të ndonjë zhvillimi të papritur, ky do të jetë sezoni i fundit i Maignan i veshur me fanellën Rossonere dhe edhe kjo do të jetë një goditje e madhe për tifozët që kanë parë tashmë largimin e shumë lojtarëve të rëndësishëm.
Dhe sy gjithmonë edhe mbi situatën Rafael Leao, lojtarit të fundit i mbetur nga garda e vjetër, së bashku me Gabbia-n dhe Tomori-n: rregulli është gjithmonë i njëjtë: nëse oferta është e rëndësishme, do të shitet kushdo, madje edhe Rafa. E nëse Milani nuk arrin të kualifikohet sërish në Champions League edhe për një vit tjetër, mund të ndodhë vërtetë gjithçka.