Sapo jam ulur pas një diskutimi televiziv që po shihja në tv, i cili përfundoi në të gjitha faqet e mediave sportive, midis ish arbitrit Graziano Cesari që mbronte penalltinë e dhënë kundër Milanit e në favor të Atalantës dhe gazetarit Franco Ordine i cili është totalisht i bindur në tezën e tij sipas të cilit me pak fjalë, penalltia e dhënë kundër Milanit ishte absolutisht e gabuar, në dëm të Milanit duke i grabitur 2 pikë në klasifikim. Duke e parë çështjen pak më me vëmendje, kam arritur në përfundimin se në karrierën e tij të ndritur, arbitri antimilan Orsato ka qenë gjithmonë skeptik për përdorimin e ekzagjeruar të VAR-it (meqë ra fjala: ditët e fundit kam dëgjuar disa që thonë “Orsato është arbitri numër 1!”; tani numër një? Po si, a nuk ishte ai armiku numër një publik i Interit? Përsa i përket çështjes Orsato, nëse doni të dini të vërtetën absolute mbi Interin, ajo është si vijon: nuk ka qenë kurrë Interi ai që e ka konsideruar Orsaton arbitr “të padëshiruar”, por ka qenë vetë arbitri venet që ka kërkuar të mos “e arbitëronte më Interin”). Dhe kështu ka ndodhur deri më sot në kampionat. Pa thirrjen e VAR-it, unë vazhdoj të mendoj se ai nuk do ta jepte kurrë atë penallti, kjo edhe për faktin se asistenti i tij, pra arbitri anësor, i pozicionuar më mirë se të gjithë, nuk raportoi asgjë. Ai bëri gabim duke e rishikuar për vetëm 3 sekonda aksionin pa vlerësuar as efektin dhe as simulimin e lojtarit të Atalantës Holm. Dhe a e dini pse? Sepse ai duhet të nisë një karrierë drejtuese arbitrare dhe nuk dëshiron që të konsiderohet armik i VAR-it.
PROBLEM ME ARBITRAT – Vazhdojmë me çështjen: a ka probleme me arbitrimin Milanin gjatë këtij sezoni? Para se të përgjigjem, po ju ofroj disa shifra që mund t’ju ndihmojnë në përgjigje. Dhe për të shmangur diskutimet i drejtohem statistikave që kam marrë nga Kichest.it, një faqe e specializuar në këto çështje. Asnjë futbollist i Milanit nuk shfaqet në top 20 lojtarët më të dënuar për shkak të faulleve: Loftus Cheek është i pari rosoner në këtë renditje të veçantë por i renditur vetëm në vendin e 26-të me 30 faulle të kryera. Pak a shumë interesante është statistika që i referohet Theo Hernandez: 28 faulle, 28 kartonë të verdhë! Akoma më i veçantë është krahasimi me interistin Calhanoglu: ai është i 5-ti futbollist me më shumë faulle në Serie A me plot 40 të tilla, por që është i ndëshkuar me vetëm 5 kartonë të verdhë. Sa i përket penalltive, shifrat janë shumë më tronditëse: 7 penallti kundër (11 duke përfshirë edhe kupat). Në Serie A vetëm Sassuolo dhe Salernitana kanë marrë më shumë penallti kundër. Pra, ka ndonjë problem mes arbitrave dhe Milanit? Përgjigja është po. Si zgjidhet? Këtu i takon drejtuesve kuqezinj që të punojë me dritat e fikur dhe të forcojnë prezencën politike nëpër institucione. Më thonë që Furlani nuk është tip që qëndron urtë e butë mënjanë dhe shikon çfarë ndodh. Do ta kuptojmë më mirë në muajt në vijim kur, për shembull, të mësojmë nëse ka përmbysur ndonjë tavolinë në ndonjë zyrë të Serie A League!
E VËRTETA E LEAO-s – I bekuar Leao dhe libri i tij që riktheu në vendet e tyre personazhet dhe rolet e luajtur gjatë viteve të tij te Milani. Si fillim – është rasti ta theksojmë – me meritën vendimtare për rinovimin e kontratës që i atribuohet Giorgio Furlanit i cili zgjidhi çështjen e gjobës me Sportingun e Lisbonës dhe askujt tjetër. Le ta dinë ata që vetëm zhurmojnë. Jo vetëm kaq: Leao ka shtuar se Giampaolo as nuk i fliste me gojë dhe se marrëdhënia me Piolin është e fortë (dhe me të edhe ajo e ekipit) dhe se më në fund ardhja e Ibrahimovic në Milanello ka mbuluar në fakt vrimën që ishte hapur me largimin e Paolo Maldinit nga zona teknike. Nëse më pas shtojmë edhe fjalët e Cardinale mbi çështjen e strukturës së ardhshme aksionare, mund të konkludojmë: PËRSHËNDETJE!
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>