Curva Sud ngre zërin përpara ndeshjes që do shohë kuqezinjtë e Milanit kundër bardhezinjve të Juventusit. Qëndrim i fortë dhe vendimtar, ja arsyet e protestës
Në prag të një prej ndeshjeve më të pritura të kampionatit, sfida midis Milanit dhe Juventusit, ndodh një ndryshim i papritur i skenarit që prek drejtpërdrejt zemrën e tifozerisë kuqezi: Curva Sud.
Një shpërthim shumë i ashpër nga skaji më ekstrem i tifozerisë kuqezi është shfaqur në rrjetet sociale, duke bërë të ditur një qëndrim të fortë dhe të qartë për ndeshjen e planifikuar për nesër në San Siro midis Milanit dhe Juventusit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Big match midis Milanit dhe Juventusit është gjithnjë e më afër. Fërshëllima e nisjes në fakt është planifikuar për në orën 18:00 nesër në San Siro. Nga pikëpamja sportive për Milanin nuk ka më kohë për të humbur, absolutisht, një arsye e imponuar nga renditja, nga ambiciet e klubit dhe nga tifozët që sigurisht nuk e shohin me sy të mirë pozicionin aktual në kampionat që është në rënie. Rossonerët në vendin e shtatë, shtatë pikë larg zonës Champions. Nga pikëpamja jasht futbollistike, por e lidhur më se kurrë me të parën, i shtohet qëndrimi i ashpër i Curva Sud, që përmes një shfryrjeje dufi në rrjetet sociale, paralajmëron qëndrimet e saj.
Masa të pa paprecedenta
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani do të përballet me Juventusin në një ndeshje vendimtare, por e bën me një mangësi të dukshme: atë të koreografive të Curva Sud. Ky vendim, i marrë nga grupimi më historik i tifozëve kuqezinj është lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, në mënyrë që të mbërrijë në një numër sa më të madh tifozësh dhe të shpjegojë arsyet e një zgjedhjeje sa drastike aq edhe të papritur. Arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje të pazakontë është revokimi i koncesionit të magazinës ku ruhen materialet si flamuj dhe pankarta, elemente themelore për krijimin e koreografive spektakolare që kanë shoqëruar gjithmonë ndeshjet e Milanit prej vitesh. Reagimi nga Curva Sud nuk vonoi. Në shenjë proteste ndaj asaj që ata cilësojnë si një “ndalim i përkohshëm absurd”, tifozët kuqezi kanë zgjedhur të pezullojnë në kohë të pacaktuar shfaqjen e çdo pankarte, flamuri apo shenjash të tjera, në pritje të një vendimi të qartë lidhur me situatën. Pavarësisht mungesës së koreografisë, Curva Sud nuk do të mungojë të mbështesë skuadrën “në funksion të një ndeshjeje shumë të rëndësishme”, duke nënvizuar kështu dallimin mes dashurisë së pakushtëzuar për ngjyrat kuqezi dhe protestës kundër masave të marra. Kështu, ndeshja Milan-Juventus do të luhet nën një vëmendje të re, jo vetëm sportive, por edhe sociale e kulturore, në një kohë kur dialogu mes tifozëve, ekipeve dhe institucioneve duket më i nevojshëm se kurrë.
Futbolli mes pasionit dhe rregullave
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kjo situatë ngre çështje më të gjera në lidhje me ekuilibrin delikat midis pasionit sportiv dhe rregullimit të hapësirave dhe aktiviteteve në brendi të stadiumeve. Ndërsa vendimi për të pezulluar koreografitë pasqyron një protestë specifike kundër disa kufizimeve, ai heq gjithashtu edhe velin e një realiteti në të cilin tifozët ndihen gjithnjë e më të kufizuar prej një grupi rregullash që, sipas disave, rrezikon të mbysë entuziazmin spontan që gjallëron gjithmonë. Mbetet të shihet se si do të evoluojë situata dhe kush do të jetë reagimi nga organet kompetente.