Milan, ‘Jo’ ofertës dhe përmbyset skenari: në pak orë ndryshon gjithçka. Tare duhet ta ngrejë nivelin

Milanistat
3 Min Read

Milani vazhdon të lëvizë me vendosmëri dhe me shumë kujdes në merkato, në përpjekje për të përforcuar repartin sulmuese, pas mbërritjes së Victor Boniface, edhe pse për nigerianin asgjë nuk është vendosur ende.

Djaloshi nigerian ka përfunduar sot në drekë vizitat mjekësore dhe është në vendimit përfundimtar të klubit të rrugës Aldo Rossi. Por Rossonerët nuk ndalen këtu.

Objektivi vazhdon të mbetet ai ai marrjes së një tjetër lojtari me cilësi dhe me peshë, në mënyrë që të kompletohet përfundimisht edhe reparti ofensiv dhe t’i ofrohen Massimiliano Allegrit sa më shumë zgjidhje.

Vëmendja, në fakt, është e përqëndruar jo vetëm mbi një bomber me cilësi dhe peshë, por edhe mbi një tjetër, që të jetë i ri dhe premtues, në përputhje me strategjinë e ndërtimit të një skuadrë konkurruese afatgjatë.

‘Jo’ ofertës

Nga Portugalia mbërrijnë konfirmime të rëndësishme në lidhje me interesin e Milanit për Conrad Harder, sulmuesi Sporting Lisbonës, klas 2005. kolegët e të përditshmes portugeze Record, kanë publikuar detaje të reja që tregojnë se Rossonerët kanë vënë sytë mbi sulmuesin e ri si një blerje tjetër të dytë, pas Boniface.

Por, për momentin nuk rezulton ende asnjë një ofertë zyrtare nga ana e Milanit, ndërsa Rennes do të kishte bërë dy oferta, të refuzuara nga klubi i Lisbonës, të dyja më të ulëta se 20 milionë eurot e kërkuara që në fillim.

Përmbyset skenari

Qëllimi i klubit të rrugës Via Aldo Rossi është i qartë: të përqendrohet mbi një lojtar që kombinon talentin dhe potencialin e rritjes, me një çmim të konsiderueshëm në merkato, por në përputhje me ambiciet Rossonere. Është e qartë që nëse Milan dëshiron ta blejë lojtarin, do të duhet të shtyhet përtej 20 milionë eurove.

Në pak orë, ndryshoi gjithçka

Në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, zgjedhja e Harder konfirmon dëshirën e Milanit për të investuar mbi lojtarë të rinj e me vlerë, të zotë për t’u integruar me udhëzimet e Allegrit. Trajneri ka nevojë për lojtarë që mund të garantojnë si kontribut të menjëhershëm ashtu edhe potencial për përmirësim me kalimin e kohës.

Strategjia e mundshme Rossonere

Nga ana e klubit nuk mungojnë përpjekjet dhe durimi i nevojshëm për të mbyllur marrëveshje komplekse në një merkato gjithnjë e më konkurrues.

Për tani, pritet një ofertë zyrtare nga ana e Milanit dhe një përgjigje përfundimtare e Sporting Lisbonës, që nuk ka ndërmend të zhvlerësojë talentin e tyre.

Këto lëvizje, bashkë me ato që kanë përfunduar tashmë, tregojnë një skuadër gati t’u ofrojnë tifozëve të tyre fytyra të reja dhe energji dhe talent për të çlodhur sytë e lodhur të tifozëve prej një sezoni të tërë.

Share This Article
Pa Komente