Milani nuk ja del dot për Jasharin? Asnjë dramë. Pas komenteve të administratorit belg Bob Madou, është e qartë se Brugge nuk do ta shesë asesi futbollistin.
Milani dhe Brugge kanë folur për Ardon Jasharin, por negociatat duket se kanë ngecur. Komentet e drejtorit Bob Madou sqarojnë situatën: …asnjë synim për ta shitur. Ndoshta Rossonerët duhet të shohin përtej… Ka jetë edhe përtej Jasharit: Milani nuk mund të lejojë që shantazhohet në këtë formë
Ditët e fundit, emri i Ardon Jasharit ka ndezur një pjesë të mirë të debatit midis tifozëve milanistë. I ri, super i talentuar, me një CV më shumë se dinjitoze mbi krahë. Por nga këtu e për t’u bërë një objektiv për të cilin të bëhen çmendurira ka ende shumë për t’u bërë. Dhe fjalët e drejtorit belg, Bob Madou, të raportuara nga kolegët e redaksive të Laatste Nieuws dhe Het Nieuwsblad, ndihmojnë shumë edhe për t’i parë negociatat nga një tjetër këndvështrim.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
U ulëm për të folur me AC Milan, patjetër. Dhe pa folur për para (buzëqesh, red.)”
Një frazë që flet më shumë se një mijë prapaskena. Milan ka trokitur me mirësjellje, por Club Brugge e hapi derën thjesht nga formalitet, pa dëshirën reale për të diskutuar një transferim. Asnjë shifër, asnjë ofertë zyrtare. Vetëm një vendosje kontaktesh.
Vlera e djaloshit është e padiskutueshme, por Club Brugge duket se e ka mbyllur derën
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Jashari ka demonstruar cilësi të rëndësishme. Klas 2002, mesfushor modern, ai ka hapësira interesante për rritje. Por Brugge, pas një vere në të cilën ka shitur tashmë lojtarë të rëndësishëm (siç është lojtari i kombëtares belge Maxim De Cuyper te Brighton), nuk do që të shpërbëhet. Dhe e thotë qartësisht administratori Madou:
Të gjithë e dinë se çfarë ka bërë Ardon, por për ne nuk bëhet fjalë për fundin e një cikli.”
Dhe përsëri:
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nuk them se nuk do të bëjmë përjashtime, por tani për tani nuk ka asnjë ofertë në tavolinë që më bën të mendoj se duhet të bëjmë”.
Një mesazh i qartë: nevojitet një ofertë e parefuzueshme dhe deri më sot nuk ka asnjë. Brugge beson se nuk është nën presion dhe nuk ka nevojë të arkëtojë këto kohë. Kjo, për Milanin, duhet të jetë e mjaftueshme për të ngritur rremat mbi barkë.
Zhgënjimi i Jasharit nuk duket i mjaftueshëm për të rihapur negociatat
Nuk është sekret që djaloshi ka dashir të transferohej në Milano. Ideja për t’u veshur Rossoner e ka joshur dhe hapja fillestare dukej se i pati dhënë shpresë. Por edhe një herë, Madou ka qenë i qartë në këtë pikë:
E kuptoj që Ardon është i zhgënjyer, por është e drejtë kështu”.
Një frazë e thatë, e ftohtë dhe që konfirmon qëndrimin e klubit: asnjë përjashtim për ndjenjat apo ambiciet personale. Përkundrazi, bindja është se lojtari duhet të jetë i duruar:
Jam i bindur se do të transferohet në një top klub absolut, por sot nuk është e përshtatshme”.
Ndryshe thënë, jo tani, jo kështu.
Milani duhet të kërkojë alternativa më të disponueshme (dhe më konkrete)
Milani duhet të vlerësojë kostot, kohët dhe mbi të gjitha, profilet e lojtarëve. Nevojiten lojtarë që të jenë gati, jo vetëm perspektiva premtuese. E nëse një negociatë lind që në start e zhbalancuar, pa hapësirë reale manovrash, është më mirë të heqësh dorë.
Klubi ka nevojë për përforcime në mesfushë, por casting-u është i gjerë dhe emrat në fletoren e të mirit Igli Tare nuk mungojnë. Mesazhi nga Belgjika mund të jetë një thirrje e dobishme zgjimi: Milani duhet të zgjedhë, jo të zgjidhet.
Një “jo” që mund të vlejë sa një blerje e madhe
Merkato është i përbërë edhe nga mundësi të humbura. Por një refuzim në kohën e duhur mund të jetë më i çmueshëm se një blerje e sforcuar. Djalli duhet të mbesë koherent me strategjinë e tij: qëndrueshmëri financiare, planifikim teknik dhe asnjë kompromis me ata që imponojnë kushte jorealiste.
Jashari është një lojtar i shkëlqyer, jo një shpëtimtar. Ka jetë edhe përtej Ardonit. Dhe ndoshta është e drejtë kështu.