Pas disfatës së shëmtuar në Champions League kundër Dinamos së Zagrebit, që do ta detyrojë Milanin të luajë në play-off kundër Feyenoordit për të kaluar në të tetat e finales, skuadra e Sergio Conceiçaos është në pritje të derbit kundër Interit, i vlefshëm për javën e 23-të të Serie A. Pasi ka fituar dy derbet e para të sezonit (një në kampionat dhe një në Superkupën e Italisë), kuqezinjtë shpresojnë të marrin një fitore edhe kësaj here, por nuk do të jetë e lehtë, si për shkak të forcës së kundërshtarit dhe për shkak se Djalli nuk është duke kaluar aspak në një formë të mirë.
Përsa i përket formacionit, duhet të ketë debutimin absolut te Milan i Walker që do të luajë si mbrojtës i djathtë. Në të majtë hapësirë për të zakonshmin Theo Hernandez, ndërsa në mes do të jenë Tomori dhe Pavlovic. Në mesfushë, trajnerit portugez do t’i duhet të bëjë pa Fofana të pezulluar: në vend të tij do të jetë Bennacer, ndërsa repartin do ta kompletojnë Musah dhe Reijnders. Përpara, Pulisic dhe Leao në krahë, ndërsa qendërsulmues, ose puntë e parë do të jetë Tammy Abraham. Gabbia dhe Thiaw do të jenë në pankinë. Santiago Gimenez do ta shohë ndeshjen në tribunë.
FORMACIONI I MUNDSHËM I MILAN (4-2-3-1):
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
16 Maignan
32 Walker 23 Tomori 31 Pavlovic 19 Theo Hernandez
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
80 Musah 4 Bennacer 14 Reijnders
11 Pulisic 90 Abraham 10 Leao
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Tr. Conceicao
Në disp.: Sportiello, Torriani, Bartesaghi, Gabbia, Thiaw, Terracciano, Zeroli, Jimenez, Camarda, Okafor, Chukwueze, Jovic.
Të padisponueshëm: Loftus-Cheek, Florenzi, Emerson Royal
Të paralajmëruar: asnjë
Të skualifikuar: Fofana
MILAN-INTER, KUR?
Data: e diel, 2 shkurt 2025
Ora: 18.00
Stadiumi: San Siro, Milano
TV: DAZN e Sky
TJETËR?: drejtpërdrejtë në Milanistat.com
SKUADRA ARBITRALE
ARBITËR: Chiffi
ASISTENTË: Carbone-Peretti
ASISTANTI I IV: Marinelli
VAR: Di Paolo
AVAR: Doveri