Ekzaktësisht dy vjet pas lumturisë së fitores së skudetos së fundit, drejtuesit e Milanit kanë njoftuar Stefano Piolin se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më trajner i Djallit. Asnjë surprizë, vetëm përfundimi i një cikli dhe një historie. Ndaj ndaj Salernitanës do t’i jepet, pra, lamtumira Simon Kjaer dhe Olivier Giroud, por edhe trajnerit emilian.
Eliminimi nga Europa League dhe edhe humbja më e fundit në rradhë e derbit kundër Interit shënuan kështu fundin e një kapitulli fitues, që i dhuroi emocione të mëdha tifozëve kuqezi, si fitorja e skudetos më 2022 dhe arritja në gjysmëfinalen e Champions-it gjatë sezoni të kaluar. Megjithatë, tani, do të kthehet faqe dhe vendimi zyrtar duhet të arrijë me mbylljen e kampionatit, për respekt për Piolin.
Edhe pse, janë për t’u marrë ende vendime nga ana e drejtuesve të Milanit. Po, sepse nuk është ende e qartë nëse do të zgjidhet të pushohet nga puna apo zgjidhja me konsensus e kontratës, e shoqëruar kjo edhe me një dëmshpërblim nga ana e klubit. Nga njëra anë pra, është përjashtimi, i cili do të ishte më pak i përshtatshëm ekonomikisht për klubin, pasi do t’i garantonte trajnerit dhe stafit të tij pagën e një viti tjetër. Ndërsa rruga tjetër, është ajo e zgjidhjes së kontratës shoqëruar me një dëmshpërblim shoqërues, që zakonisht është gjysma e pagës. Të gjitha dyshimet duhet të zgjidhen ditën e hënë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>