Në pritje të ardhjes zyrtare të Paulo Fonsecës në pankinën e Milanit, drejtuesit e kuqezinjve kanë nisur të hedhin themelet për merkaton verore. Përveç vlerësimit të profileve për fushatën e blerjeve, klubi po mendon edhe për shitjet e mundshme.
Ndër lojtarët që nuk janë të sigurt për të qëndruar në Milanello është edhe Ismael Bennacer. Kështu pra, kolegët e të përditshmes sportive Tuttosport, shkruajnë për këtë mundësi nëpërmjet një vëzhgimi të titulluar “Bennacer në udhëkryq: largohet vetëm për një ofertë të madhe”. Përsa i përket mesfushorit, ai vetë është i tunduar nga ideja që të shkuar për të luajtur në Arabinë Saudite.
Mirëpo për momentin, algjeriani nuk po shtyn për largim, sepse prioriteti i tij është të qëndrojë te Milani. Edhe klubi nuk ka nevoja shumë të mëdha për ta shitur. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë nëse vjen dikush i gatshëm të paguajë klauzolën çliruese prej 50 milionë eurosh.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>