Në casa Milan kanë nisur të qarkullojnë zërat dhe lajmet tashmë po pushtojnë popullin kuqezi për të ardhmen e trajnerit të Milanit, Sergio Conceicao dhe zëvendësuesit të tij të mundshëm në pankinë
Është kohë vlerësimesh dhe reflektimesh për Milanin në lidhje me trajnerin portugez Sergio Conceicao. Trajneri luzitan, i cili mbërriti në dhjetor, ka firmosur një marrëveshje me klubin kuqezi për deri më 2026. Por në kontratën e Conceicao është edhe një klauzolë e veçantë në favor të Milanit falë së cilës klubi kuqezi mund të ndërpresë marrëdhënien me ish Porton që në qershor 2025 pa pasur nevojë t’i paguajë pagën e tij deri në qershor 2026. Me pak fjalë, Milani i ka lënë veten në një rrugëdalje, në rast nevoje.
Me suksesin e madh në Superkupë mënjanë, rezultatet e Conceicaos kanë qenë jokonsistente, sidomos përsa i përket paraqitjeve të skuadrës. Për më tepër, menaxhimi i tij i ashpër nuk do të ishte i vlerësuar, veçanërisht nga një pjesë e dhomës së zhveshjes kuqezi. Madje ka dhe nga ata zëra që flasin për një marrëdhënie mes Conceicao dhe Ibrahimovic që nuk është edhe aq idilike, sidomos pas dritares së merkatos së riparimeve dimërore. Ibra në fakt e ka vënë trajnerin me shpinë pas murit, duke nënvizuar se tashmë ka në dispozicion dy skuadra. E përkthyer: ne tonën e kemi bërë, tani ti duhet të sjellësh rezultate, përndryshe ke dështuar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Conceicao pra është i thirrur për të arritur objektivat e Milanit pas një merkato të rëndësishme dimërore të janarit, të bërë sipas kërkesave të tij. Dhe objektivat janë: një ecuri e mirë në Champions League (me disfatën ndaj Feyenoord që nuk i ka pëlqyer kateve të lartat të klubit) dhe mbi të gjitha kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League. Për të gjitha këto arsye, të mendosh për një divorc në fund të sezonit nuk është utopi, përkundrazi. Për shembull, edhe gazetari i njohur Riccardo Trevisani, drejtpërdrejt në Pressing, nënvizoi: “Për mua, në qershor Conceiçao do të thotë lamtumirë dhe nuk do të jetë më trajner i Milanit”. Po atëherë, kush mund ta zërë vendin e Conceicaos? Tashmë në listën e kuqezinjve janë disa emra, përfshirë disa surpriza të mundshme, madje edhe sugjerime të bujshme. Pra, le t’i kalojmë emër për emër, nga trajneri më i largët e deri tek ai më i mundshmi.
10%
Tudor
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
20%
Terzic
25%
Mancini

30%
Allegri
35%
Italiano
40%
De Zerbi
45%
Xavi
55%
Sarri
Kjo pra ishte lista mbi zëvendësuesit e mundshëm të Conceicao në pankinën e Milanit. Dhe duke folur për merkaton Milan, vëmendje për lajmet më të fundit të bujshme nga casa kuqezi.