Milan po bën për vete jo vetëm Rossonerët besnikë, por edhe tifozët më skeptikë, shot këtu edhe një pjesë të ë ashtuquajturve analistë; pas vendosmërisë së treguar deri më tani, kampionati duket si një realitet i prekshëm.
Eksperienca e Modric, forca e Rabiot dhe durimi në momentet kyçe po formësojnë një skuadër që duket se po i reziston më së miri presionit dhe po ecën me qetësi drejt Scudettos.
Milan, titan në ndeshjet direkte
Në përballjet kundër rivalëve kryesorë (Napoli, Juventus, Roma, Inter), rossonerët tregojnë stomak, klubi ka pësuar shumë pak dhe përballuar goditjet të forta, të gjitha me një strukturë të fortë dhe me disiplinë.
Ky është një fakt thelbësor: sepse për të fituar një kampionat, duhen fituar duelet direkte dhe Milan po bën pikërisht këtë.
Rabiot, fabrikë grinte dhe stabiliteti
Adrien Rabiot nuk është thjesht mesfushor, ai është një gur themeli i kësaj skuadre. Me të në fushë, mesatarja e pikëve e Milanit është jashtëzakonare.
Sipas të gjithëve tashmë, specialistë e sportdashës, nuk ka më dyshim: një Milan me Rabiot është më i rrezikshëm, më i qëndrueshëm dhe ka më shumë mekanizma për të menaxhuar momentet e vështira.
Modric, lideri që i jep ritëm madhështisë
Ndërkohë që është shpina e skuadrës që e ka emrin Luka Modric: përvojë, klas, inteligjencë, ai nuk merr vendime vetëm për vete, por për të gjithë mesfushën. Roli i tij është thelbësor në stabilizimin e mesfushës dhe në diktimin në lojë.
Ish Real Madridi, duke ardhur në Milanello ka sjellë me vete edhe një “sallë kontrolli” që mund të bëjë diferencën në garë për titull.
Qëndresa si stil: Mbrojtja që nuk lë vrima
Por Milani nuk është vetëm sulm, është edhe mur. Në momente delikate skuadra ka qenë jashtëzakonisht e fortë: ka lënë rivalët me pak raste të rrezikshme dhe ka qëndruar kompakte në mbrojtje.
Allegri ka imponuar organizim dhe disiplinë, e cila po paguhet me pikë dhe besim, ky është një ingredient tipik i skuadrave kampione.
Hapësirat për rritje dhe shpresa Scudetto
Në fakt, Milani ka ende hapësirë për përmirësim: pavarësisht performancës aktuale, skuadrat që garojnë bashkë me të (Napoli, Inter, Roma) kanë dobësi që mund të shfrytëzohen.
Dhe kjo nuk është thjesht pasuri, është një mundësi: me më shumë përqendrim, zgjidhje ofensive dhe menaxhim strategjik, Milan ka potencialin të jetë jo vetëm sfidues, por fitues.
Motivi: mentalitet dhe qëndrueshmëri
Te Milani i Allegrit është rikthyer mentaliteti fitues. Tanimë skuadra po luan me qetësi, durim e vetëdije dhe ky është aspekti që shpesh bën diferencën në kampionat.
Po ashtu, përvoja e Modric dhe Rabiot nuk është thjesht teknike, është mendore: ata sjellin qetësi nën presion dhe kjo qëndrueshmëri mund të jetë çelësi për të përfunduar sezonin me trofe.
Ky Milan nuk është thjesht aspirant, është pretendent serioz për Scudetton.
Me Rabiot që fuqizon zemrën, Modric që komandon lodhjen, mbrojtjen që qëndron si mur dhe një mentalitet që po rritet ndeshje pas ndeshje, Djalli është gati për betejë dhe është në rrugën e duhur për ta fituar atë që të gjithë e ëndërrojnë: titullin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
