Një Milan i fortë me të fortët, që di si të fitojë kundër skuadrave të nivelit të lartë, si përshembull ndaj Bolognës (e freskët fare me fitoren ndaj Napolit dhe është shumë afër vendit të parë) apo Udinezes (e mposhtur pastër në një fushë që nuk është kurrë e lehtë për Rossonerët).
Një Milan që ka fituar mbi të gjitha kundër Napolit dhe Romës, në dy ndeshje të karakterizuara nga përqendrimi i madh, duke e ditur mirë kur të godasë, por mbi të gjitha, duke u mbrojtur me dhëmbë kur ishte momenti.
U pa pikërisht në ndeshjen kundër Giallorossëve, kur pavarësisht 35 minutave të para të presionit të madh Gialloross, skuadra nuk e humbi kurrë toruan, duke goditur pastaj me anë të Pavlovic për rezultatin përfundimtar 1-0.
Kundër Napolit, Milani u mbrojt shkëlqyeshëm, madje edhe me dhjetë vetë…
Dukej si ndeshje e mbaruar, por pikërisht nga ai moment, Rossonerët nuk rrezikuan më asgjë. Shenjë e një skuadre (pothuajse) të pamposhtur kur e mban tensionin lart, por e prirur të rrëshqasë kur e ul…
Cremonese, Pisa dhe Parma, vetëm dy pikë të fituara nga nëntë në dispozicion
Pikërisht kështu. Janë plot shtatë pikë të humbura kundër skuadrave të një kalibri dukshëm shumë më inferior. Madje, këtu mund të përfshijmë edhe Atalantën, shumë larg skuadrës që pati magjepsur tifozët bergamaskë gjatë viteve të fundit, por që edhe me të ndaloi…
Një skuadër e fortë me të fortat, por që shfytyrohet me skuadrat më të dobëta. Një tjetër shifër edhe më shqetësuese është se si në katër javët e fundit Milani ka udhëhequr gjithmonë, por ka fituar vetëm një herë (kundër Romës), shenjë e qartë e një skuadre që shpesh e lëshon veten.
Dhe është pikërisht mbi këtë që duhet të punojë Massimiliano Allegri, një trajner që ngrirjen e rezultatit e ka bërë gjithmonë mantrën e tij, ka qenë pothuajse e pamundur të merrje revanshin kundër skuadrës të Max.
Dhe pas stopit, do të jetë derbi kundër Interit
E gjitha do të duhet të ndodhë gjatë ndërprerjes së kampionatit, gjë që sigurisht nuk është edhe aq e lehtë, duke qenë se disa lojtarë do të jenë larg Milanellos, të impenjuar me kombëtaret e tyre përkatëse.
Pas kthimit, do të jetë edhe derbi kundër Interit, në një sfidë në vetvete gjithmonë delikate në Milano, por që mund të jetë vendimtare për epilogun e kampionatit.
Napoli duket se po vuan, edhe Roma vështirë se do ta luajë deri në fund, që do të thotë se Interi mund të ketë lojë të lehtë për suksesin final. Me përjashtim të rastit nëse dikush do të mund t’i rezervojë disa ndonjë surprizë të lezetshme…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
