Nuk dihet ende se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit, por muajt e fundit reparti scouting sigurisht që nuk ka qëndruar në vend. Janë ekzaminuar shumë lojtarë të cilët mund të ishin të dobishëm për projektin teknik të kuqezinjve. Do të ketë ndërhyrje në çdo repart.
Në mbrojtje tashmë është i sigurt largimi i Simon Kjaer dhe nuk përjashtohet që të ketë një largim tjetër. Shumë do të varet nga ofertat që do të vijnë. Muajt e fundit nuk kanë munguar zërat për interesimin e klubeve të huaja për Fikayo Tomori dhe Malick Thiaw, të cilët në Milano janë të lumtur dhe do të qëndronin me kënaqësi. Të shohim nëse do të ketë ndonjë surprizë në merkaton verore.
Nga Reali te Milani: një mbrojtës në shënjestër
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për sa i përket Milanit, vazhdon të konfirmohet interesimi për Alessandro Buongiorno, të vëzhguar që në janar dhe i vlerësuar në rreth 35 milionë euro nga Torino. Pëlqehen edhe Giorgio Scalvini i Atalantës, Maxence Lacroix i Wolfsburgut, Lilian Brassier i Brestit, Jean-Clair Todibo i Nices e të tjerë akoma. Së fundi ka dalë edhe një emër i ri.
Kolegët e të përditshmes Tuttosport kanë zbuluar se edhe Rafa Marin është një nga emrat në listën e drejtuesve kuqezinj. Spanjolli, një qendërmbrojtës klas 2002 (me mundësi për të luajtur edhe si mbrojtës krahu), është në pronësi të Real Madridit, por këtë sezon luajti si i huazuar te Alaves. Midis La Liga dhe Copa del Rey ka grumbulluar 32 paraqitje, 26 prej të cilave si titullar. Është në rrethin e kombëtares së Spanjës U-21 I rritur në sektorin e të rinjve të Los Blancos me të cilët ka një kontratë në skadencë në qershor 2026.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Marrëdhëniet shumë të mira mes Milanit dhe Real Madridit mund t’i favorizojnë negociatat e mundshme. Pas tre vitesh huazimi të Brahim Diaz, verën e kaluar te kuqezinjtë mbërriti Alex Jimenez, në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Ky i fundit do të blihet, madje Blancos do të ruajnë edhe një klauzolë riblerjeje për ta rikthyer në Spanjë.
Të shohim nëse operacioni i radhës do të ketë të bëjë me Rafa Marin, që këto ditë është afruar po ashtu edhe me Interin. Do të ketë një derbi në merkato? Ndërkohë që nuk duhet hedhur poshtë edhe një rikthim përfundimtar te Real Madrid, i cili e ka vlerësuar shumë performancën e lojtarit gjatë këtij sezoni. Carlo Ancelotti mund ta vërë në provë gjatë përgatitjeve dhe miqësoreve të verës së ardhshme dhe më pas të vendosë nëse do ta konfirmojë apo do t’i japë dritën jeshile një transferimi.