“Stefano Pioli-Milan: një e ardhme ende për t’u shkruar”. Mund të jetë titulli i një seriali televiziv me shumë episode, që në çdo episod shton një pjesë të vogël të kopjonit, i cili në fund do të marrë të gjithë kuptimin e asaj që kemi parë dhe, rrjedhimisht në rastin tonë, të ardhmen e trajnerit emilian. Po, sepse pavarësisht se zërat e shumtë e të përditshëm për trajnerë të rinj të mundshëm janë gjithnjë e më shqetësuese, Milani vazhdon të fitojë dhe të arrijë rezultate të dobishme. E fundit në rend kronologjik është fitorja e bukur ndaj Rennes në Europa League, para syve të numrit një të klubit: Gerry Cardinale.
Ky i fundit mbërriti në Milano pikërisht për të ndjekur sfidën europiane të fituar 3-0 nga skuadra e tij në San Siro. Më pas, menaxheri amerikan para largimit të tij të menjëhershëm për në SHBA, u intervistua nga Corriere della Sera dhe ndër të tjera foli edhe për pozicionin e mister Stefano Piolit:
Të mos jesh i kënaqur në një fazë të caktuar nuk përkthehet domosdoshmërisht në shkarkim të trajnerit. Besoj se Pioli po bën një punë të mirë në një situatë të vështirë, me një skuadër shumë të rinovuar, nuk i jepem tundimit për të “shkarkuar” dikë sa për të ndryshuar diçka.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milan, Cardinale konfirmon besimin te Pioli
Pas besimit të marrë nga Zlatan Ibrahimovic, Giorgio Furlani dhe Paolo Scaroni, trajneri i kuqezinjve duket se është gjithnjë e më solid në stolin e Milanit. Sigurisht, e ardhmja e tij mbetet ende për t’u shkruar dhe vendimi zyrtar do të merret më vonë, por shenjat nga kompania janë më se pozitive…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>