Miqësorët e verës shërbejnë për të provuar skema të reja, për të punuar mbi parimet e reja të lojës, por edhe për të testuar lojtarë të ndryshëm në skuadër. Çështja kryesore te Milani ka të bëjë me Alexis Saelemaekers, i cili nga një i larguar i sigurt u shndërrua në një nga lojtarët më të vlerësuar nga Paulo Fonseka këtë verë. Belgu e ka bindur aq shumë trajnerin, saqë e bëri të ekspozohej publikisht. Tashmë drejtuesit do ta kenë të vështirë ta shesin pasi kanë dëgjuar mendimin e portugezit. Por kjo është e drejtë. Nga njëra anë është një lojtar që është gjithmonë i përkushtuar ndaj Djallit, i cili u largua vetëm sepse vitin e kaluar nuk kishte më feeling me Piolin, nga ana tjetër ofertat e mbërritura në klub për të nuk kanë qenë asnjëherë bindëse. Po atëherë pse i zhvlerëson lojtarët tuaj? Nga ana tjetër qarkullojnë çmime të çmendura për lojtarët që nuk kanë as gjysmën e eksperiencës së Saelemaekers. Ai ka bërë gjithçka për të bindur trajnerin e ri për ta mbajtur në skuadër, të shohim se cili do të jetë vendimi përfundimtar.
Për sa i takon merkatos, po vijnë lëvizjet që Milani i ka planifikuar prej javësh. Në Milano ka mbërritur Pavlovic dhe është gati t’i nënshtrohet testeve mjekësore me kuqezinjtë, një marrëveshje me vlerë 18 milionë plus bonuse. Gjiganti serb është ajo që i duhej Milanit. Një lojtar ‘i keq’, duke folur futbollistikosht, i fortë fizikisht dhe mbi të gjitha me shifra interesante. Në mesin e mbrojtësve që kanë luajtur në Bundesligën austriake më 2023/24, Pavlović ishte i pari për duelet e fituara (298), përballjet e kryera (80), pasimet e suksesshme (1948) dhe golat e shënuar me kokë (tre), duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë.
Në mbërritje edhe Emerson Royal, nga Tottenham, ndërsa Fofana vazhdon të mbetet zgjedhja e parë e Milanit. Së shpejti do të ketë një propozim të ri ekonomik për ta bindur Monakon ta lërë të lorë. Destinacionet e tjera janë refuzuan të gjitha nga lojtari. Fofana dëshiron të vijë në Milano dhe kjo mund të bëjë diferencën, veçanërisht sepse pas gjashtë muajsh francezi mund të arrijë në një marrëveshje me Djallin, me zero, për të ardhur qershorin e ardhshëm. Kujdes edhe për Manu Konèn, ka pasur kontakte edhe me përfaqësuesit e tij.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
E gjallë është madje edhe pista Samarxhiç, por duhet gjetur një marrëveshje ekonomike me Udinezen. Një sy largimeve, sepse Thiaw, Bennacer dhe Adli janë emrat kryesorë kandidatë për t’u larguar nga ekipi nëse do të mbërrinin oferta të një niveli të caktuar. Zyrtarisht ende nuk ka pasur asnjë ofertë nga Newcastle për qendërmbrojtësin gjerman por interesi mbetet shumë i fortë. Milani do të firmosë edhe me një tjetër portier pas dëmtimit të rëndë të Sportiellos para ndeshjes miqësore ndaj City.
Kohët e kthimit për Florenzin do të jenë shumë të gjata, i urojmë fat anësorit roman, i cili së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni për të riparuar dëmtimin e pësuar në SHBA.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>