Rikthimi i Adriano Gallianit në ekipin që drejtoi për 31 vjet si krahu i djathtë i Silvio Berlusconit, përfaqëson një event unik në botën e futbollit: një përputhje perfekte midis Milanit dhe ish-CEO së tij historik. Lajmi është rrokur me entuziazëm prej tifozëve, të cilët e shohin rikthimin e Gallianit si një përzierje gëzimi dhe nostalgjie, e pamundur të injorohet.
Historia e Gallianit te Milani
Siç i pëlqen shpesh të kujtojë, përpara se t’i bashkohej Milanit më 1986 së bashku me Silvio Berlusconin, Galliani i pati hedhur hapat e tij të parë në futboll në Monza, skuadra e qytetit të tij të lindjes dhe për të cilën ka bërë tifozllëk gjithmonë si fëmijë. Takimi me Cavalierin e bëri të pashmangshëm kalimin e tij nga bardhekuqtë te kuqezinjtë. Berlusconi i besoi çelësat e klubit, i bindur se krahu i tij i djathtë mund t’i garantonte një menaxhim plot kënaqësi.
Me kohë, Galliani u bë jo vetëm zemra operative e Milanit, por edhe një pjesë integrale e vetë identitetit të tij. Pa kontributin e tij, Rossonerët nuk do të mundnin të përjetonin kënaqësitë e suksesit të arritur gjatë presidencës 31-vjeçare të Berlusconit: 29 trofe të fituara, një sukses që e bëri pronarin historik më të fituesin në historinë e futbollit, siç i pëlqente edhe vetë ta theksonte.
Në 31 vjet të presidencës së Berlusconit, Rossonerët kanë fituar 29 trofe, duke u bërë një nga klubet më të fitues në botë:
- – 8 Scudetto
- – 1 Kupë Italie
- – 7 Superkupa Italiane
- – 5 Champions League
- – 5 Superkupa UEFA
- – 2 Kupa Ndërkontinentale
- – 1 Kupë Bote për Klube
Një palmares që fotografon epokën e artë të Milanit, simbol i dominimit kombëtar dhe ndërkombëtar që nuk ka gjasa të përsëritet. Një histori e ndërtuar kryesisht falë të besuarit Adriano Galliani, arkitektit të vërtetë të zgjedhjeve për Milanin, në nivel sportiv.
Rikthimi i Gallianit është vërtetë i mbaruar?

Zërat që dalin nga casa Milan flasinqartë: një akord mes Gerry Cardinales dhe Adriano Gallianit do të ishte bërë tashmë, nën nxitjen e fortë të Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, sot Senior Advisor i fondit RedBird Capital Partners, do ta kishte mbështetur personalisht kandidaturën e drejtuesit historik Rossoner. Një zgjedhje që bashkon zemrën dhe racionalitetin. Rikthimi i Gallianit te Milani do të thotë të kesh një figurë të respektuar, thuajse për t’iu pasur frikë – në kuptimin më të mirë të fjalës – prej çdo ambjenti futbollistik. Një njeri që, mbi tridhjetë vjet, ka ndërtuar marrëdhënie, ka fituar trofe dhe krijuar një stil unik.
Çfarë mungon për njoftimin?
Vetëm një detaj: mbyllja e shitjes së Monzës te grupi amerikan Beckett Layne Ventures. Pasi përfundimit të transferimit nga Fininvest te holdingu amerikan, hapi tjetër do të jetë formalizimi i akordit tashmë të arritur – dhe vulosur me një shtrëngim duarsh – midis Cardinales dhe Gallianit.
Roli i saktë nuk duket të jetë prioritet: ajo që ka rëndësi, sot, është rikthimi në klub i njeriut që ka ndihmuar në transformimin e Milanit në një klub legjendar në nivel botëror.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
