Milan, gabime dhe kufizime që duhen korrigjuar menjëherë: kampionati nuk pret

Çështjet që dalin pas një nisjeje false që djeg janë të qarta: rrjedhshmëria e lojës së anësorëve, kufizimet e Gimenez, kufizimet e skuadrës për të pasuar te Gimenez, struktura e mesfushës

Milanistat
3 Min Read

Ka diçka më të keqe se humbja e hidhur që pësuam në San Siro, në nisje të kampionatit. E kemi fjalën për paraqitjen dhe interpretimin e ndeshjes, që rezultoi si konseguencë. Rossonerët, edhe pse në kontekstin e një një faze mbrojtëse më të organizuar se sezoni i kaluar, sërish pësuan dy gola, nga gabime individuale.

Massimiliano Allegri, në fund të ndeshjes, foli për mungesën e perceptimit të rrezikut, një aspekt ky padyshim i vërtetë. Megjithatë, ky opinion është i pjesshëm. Sfondi i vetë ndeshjes është thelbi i çështjes, sepse shkaku përcakton gjithmonë pasojën. Në ndeshjen e tij të parë sezonale, Milan paraqiti lexime të gabuara dhe vizione teknike shumë të dyshimta, mbi të cilat duhen marrë masa menjëherë.

Çështjet që dalin nga një ndeshje e humbur që djeg

Kundër blloqeve të tërhequra kundërshtare (me të cilat Milan do t’i hasë shpesh këtë sezon), të kesh dy mesfushorë mbrojtës që “përtypin” topin, si në kontroll ashtu edhe në pasim, është një e metë serioze strukturore. Trajnerët kundërshtarë i “pagëzojnë” dhe i inkurajojnë të mbajnë topin pikërisht për këtë arsye.

Çështja Gimenez varet nga gjendja fizike e djaloshit dhe mbetet aktuale edhe nëse të shënonte në ndeshjen tjetër. Të kesh një qendërsulmues titullar që ka kaq shumë vështirësi për të mbrojtur topin me shpinë nga porta dhe që pothuajse gjithmonë paraprihet nga kundërshtari i drejtpërdrejtë, është një limitim që ndikon dhe goxha në ndërtimin e lojës së Milanit. Nënta e një skuadre duhet të dijë gjithmonë të shënojë gola, por, në futbollin e sotëm, nuk duhet të dijë vetëm të shënojë.

Struktura e mesfushës e parë në ndeshjen e parë në San Siro lë shumë dyshime dhe pashmangshmërisht ngre disa shqetësime. Kundër blloqeve të tërhequra kundërshtare, pasja e dy mesfushorëve gjysmëanësorë që nuk ndikojnë gati fare në ndërtim duket e pakuptimtë sepse kundërshtarët lënë pak hapësirë midis linjave. Për më tepër, edhe pozicioni i Modric mund të implementohet në mënyrë të ndryshme, më shumë si gjysmëanësor sesa si organizator.

Share This Article
Pa Komente