Një tjetër dite të ngjyrosur kuqezi po i afrohet fundi. Sulmet ndaj Zlatan Ibrahimoviç dhe Giorgio Furlanit dhe lajmet më të fundit mbi Rafael Leaon. Por edhe kritika ndaj Paulo Fonsecës dhe fjalët e Yusuf Yazici për interesimin e Milanit, përtej deklaratave të Serhou Guirassy. Mund t’i gjeni këto dhe më shumë në faqen tonë të internetit ‘milanistat.com’ ose duke lëvizur nëpër skedat më poshtë.
FURLANI DHE IBRAHIMOVIÇ NË SHËNJESTËR
Gazetari i njohur i të përditshmes gjeneraliste ‘Il Foglio’, Giuseppe Pastore, ka shprehur një koment të tij përmes një sërë postimesh të publikuara në llogarinë e tij ‘X’ në lidhje me Milanin, në kuadër të zgjedhjes së Paulo Fonseca si trajner i ri. Ja çfarë thotë kolegu.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Siç është bërë tashmë e ditur, paradoksalisht ai është trajneri më i suksesshëm në historinë e Milanit në momentin që ulet në pankinën kuqezi. Problemi, nëse ka ndonjë, është tjetër. Është se nuk i kuptojmë arsyet që çuan në këtë zgjedhje. Më keq: kushdo që e zgjodhi duket se nuk ka interes ta shpjegojë. Ose më keq akoma, nuk ka asnjë aftësi për ta shpjeguar. A është Fonseca një zgjedhje kolegjiale? Apo e cilit drejtues në veçanti? Furlani – i pazoti në rolin e “frontman” të drejtuesve të klubit – përsërit gjithmonë se nuk merret me gjëra teknike. Moncada, i dyshuari kryesor për këtë “zgjedhje”, thjesht nuk flet kurrë. Ibrahimoviç (i cili ndoshta preferonte kandidatë të tjerë) luan lojën e Sfinksit në rrjetet sociale”.
LEAO OUT?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sipas asaj që raportohet nga kolegët e medies prestigjoze spanjolle, Marca, Paris Saint-Germain është në kërkim të një zëvendësuesi të denjë për Kilyan Mbappé, yllin francez që i dha lamtumirën e tij pak javë më parë. Rafael Leao është një nga emrat e rrethuar me të kuq në fletoret e drejtuesve të PSG. Përveç tij, gjithnjë sipas kolegëve të të përditshmes spanjolle, do të ishin edhe emrat e lojtarëve të Napolit, Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen. Ndërsa Premier League, pëlqehen shumë Marcus Rasfhord dhe Bernardo Silva, lojtarë që aktualisht luajnë respektivisht për Manchester United dhe Manchester City.
FONSECA SI GNOCCHI?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gazetari i njohur Michele Criscitiello ka bërë disa deklarata në studiot e ‘Sportitalia’, gjatë takimit të zakonshëm të emisionit ‘SI Cafè’, duke u përqëndruar te Paulo Fonseca, kandidati kryesor për t’u ulur në pankinën e Milanit. Ja çfarë thotë ai për këtë çështje.
Për krahasimin me kuzhinën: “Problemi i Milanit është se ti kishe shumë zgjedhje, të ofrojnë spageti me molusqe, karavidhe dhe ti kënaqesh me gnocchi alla sorrentina që edhe ato janë të shkëlqyera: Fonseca është ky”.
YAZICI I VETËPROPOZOHET MILANIT
Yusuf Yazici, futbollisti turk i Lille, ka bërë disa deklarata për mikrofonat e portalit francez ‘So Foot’, duke u ndalur veçanërisht tek interesimi i Milanit, për të cilin ju kemi folur disa javë më parë, dhe duke përshkruar Paulo Fonsecën si kandidati numër një për pankinën e kuqezinjve. Ja çfarë thotë për këtë çështje.
Për të ardhmen dhe për Milanin: “Më jep kenaqësi që shumë klube të rëndësishme janë të interesuar për mua, kam ende shumë ëndrra për të realizuar në futboll. Nuk mund të qëndrosh i pandjeshëm ndaj klubeve si Milani, që për mua do të thotë lojtarë si Ronaldinho, Beckham”.
EKSPOZOHET GUIRASSY
Serhou Guirassy, sulmuesi Guineas i Shtutgartit, i ftuar dje në një program të transmetuar në Canal + në Francë, foli për të ardhmen e tij. Qendërsulmuesi, autor i një viti të paharrueshëm me 30 gola në 30 paraqitje sezonale, është një nga emrat e nxehtë të merkatos Milan. Emri i tij ka kohë nëpër fletoret e drejtuesve kuqezinj e në fakt është ai një nga kandidatët e mundshëm për të marrë trashëgiminë e Olivier Giroud.
“E ardhmja? Të shohim se çfarë do të ndodhë me Shtutgartin. Kam folur me drejtuesit gjatë sezonit, por jam përqendruar gjithmonë në fushë. Agjentët e mi dinë se çfarë bëjnë. Ua lë atyre dhe vazhdoj të përqendrohem te puna ime. Do të jem unë ai që do të marrë vendimin përfundimtar. Sigurisht, është gjithmonë e vështirë të largohesh nga një klub kur gjithçka shkon mirë. Por janë gjithmonë shkallë të reja për t’u ngjitur. Të shohim ç’do të ndodhë”, vazhdoi futbollisti.