MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, formacioni ideal: lojtarët më të mirë të të gjitha kohëve
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Amarcord

Milan, formacioni ideal: lojtarët më të mirë të të gjitha kohëve

By
Milanistat
08.01.2025
5 Min Read
Share
SHARE

125 vite Milan kanë parë legjenda dhe kampionë absolutë të veshin fanellën historike rossonere. Në këtë artikull do përpiqemi të formësojmë një njëmbëdhjetësh ideal të Djallit, me bazë 4-3-1-2, pa harruar se kush në këtë formacion nuk bën pjesë është thjesht për çështje mundësie dhe jo kontributi apo historie.

Në imagjinatën kolektive të çdo tifozerie futbollistike, disa skuadra kanë ngulitur emrin e tyre me shkronja të arta në histori jo vetëm për titujt e fituar, por edhe për revolucionarizimin e vetë mënyrës së interpretimit dhe evoluimit të këtij sporti.

Është rasti i Milanit dhe këtyre ngjyrave që në 125 vjet histori kanë arritur të përziejnë talentin dhe pasionin në një enë të vete dehëse. Nga një histori që e ka shenjtëruar Milanin si një nga shtyllat e futbollit botëror, spontanisht lind nevoja për të kujtuar me nderim e respekt figurat që e kanë bërë të nadh këtë ekip, duke përzgjedhur një njëmbëdhjetëshe ideal që përfshin epoka të ndryshme, duke endur një urë mes të shkuarës, të tashmes dhe legjendës.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Një portë e sigurt

Zgjedhja për portën bie mbi Enrico Albertosin, mbrojtësin ekstrem simbol të talentit dhe karizmës puro. Edhe pse karriera e tij te Milani nisi në një moshë më të pjekur, Albertosi e revolucionarizoi esencën e portierit duke arritur të mahniste dhe t’i linte njerëzit gojë hapur me fluturimet e tij midis shtyllave. Absolutisht, të paktën për t’u përmendur, Lorenzo Buffon, merimanga e zezë Fabio Cudicini, Giovanni Galli dhe Nelson Dida.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Mbrojtësit midis brezave

Reparti mbrojtës hapet me Mauro Tassottin, simbol i përkushtimit dhe talentit në shërbim të skuadrës në krahun e tij të djathtë, në një karrierë të gjatë plot suksese. Pozicioni prej libero sheh mbi të gjitha legjendarin Franco Baresin, një emër që evokon konceptin më absolut të një kapiteni të vërtetë dhe mjeshtërinë puro mbrojtëse dhe jo vetëm që e dallonte. Pranë tij, eleganca absolute e Alessandro Nestës, një mbrojtës i kompletuar dhe plot klas. Mbyll linjën mbrojtëse totemi Paolo Maldini, sinonimi vetë i Milanit, së bashku me Franco Baresin, mbrojtës me kompletim të rrallë, i aftë për të bërë breza të tërë tifozësh të ëndërrojnë në katër anët e globit. Por, si mund të mos përmendim emra si babai i tij Cesare, Marcos Cafu, Karl-Heinz Schnellinger, Alessandro Costacurta, Thiago Silva, Filippo Galli, Roberto Rosato dhe Aldo Maldera?

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Mesfusha, fuqi dhe këmbë të rafinuara plot gjenialitet

Detyra e mesfushorit shkatërrues i besohet Frank Rijkaard, shtyllë e Milanit të paharrueshëm të tre hollandezëve, prezenca e të cilit në fushë ishte garanci e dominimit fizik dhe suportit ofensiv. Orkestrimi i lojës, vizioni dhe talenti i Andrea Pirlo, një lojtar që e ngriti futbollin në gjeometri dhe elegancë. Përkrah tij ndoshta një nga lojtarët më të fortë në historinë e këtij sporti, Juan Alberto Schiaffino, një legjendë i aftë për të ndërthurur instinktin e golit me aftësinë për të plazmuar lojën, duke e bërë partnerin perfekt të Pirlos për nga inteligjenca dhe vizioni. Milani në mesfushë ka gëzuar edhe përkushtimin absolut të lojtarëve si Gennaro Gattuso, Giovanni Lodetti dhe Giovanni Trapattoni, gjeometritë e Nils Liedholm, Demetrio Albertini dhe Carlo Ancelotti e deri në kontributin vendimtar në qendrën nervore të lojës së Gunnar Green dhe Clarence Seedorf. Përmendje speciale për Roberto Donadonin, anësor i pastër me teknikë dhe shkathtësi unike, por që në një 4-3-1-2 nuk do të mund të gjejë hapësirë.

Sulmi: gjenia, klasi dhe gola

Për të bashkuar të kaluarën dhe të tashmen në sulmin milanist, gjejmë mesfushorin sulmues par excellence: Gianni Rivera, gjeni i rifiniturës që ka kontribuuar në përcaktimin e një epoke, duke lënë pas krahëve një trashëgimi të klasit puro. Qendërsulmuesi nuk mun të jetë veçse Marco van Basten, me goditjet e tij të paimitueshme të gjenialitetit, elegancës dhe fuqisë që përfunduan në lavdi të paharrueshme. Mjellma ka shënjuar një epokë dhe vetë futbollin, duke fituar një vend në panteonin e futbollit botëror. Andriy Shevchenko kompleton sulmin, simbol i determinimit, teknikës dhe nuhatjes për gol, një sulmues që ka ditur të tmerrojë mbrojtësit e të gjithë Evropës me bëmat e tij. Edhe këtu është e pamundur të mos përmenden emra si Ricardo Kaká dhe Dejan Savicevic në mesfushën sulmuese dhe Gunnar Nordahl, George Weah, Pippo Inzaghi, Ruud Gullit, José Altafini dhe Pierino Prati përpara. Dhe sa e sa të tjerë që për arësye vendi nuk po mundim t’i përmendim.

Forca Kapiten, populli kuqezi i bashkuar, bën tifozllëk për ty!
Milan-Barcelona 4-0 (’94), kronika e një ndeshje perfekte
Milan 6 – 0 Inter: nata kur Djalli kërceu mbi Hënë
Redondo te Milani: nga dëmtimi i rëndë te triumfi në Kupën e Italisë dhe lamtumira me Baggion
Lamtumirë Theo, të kemi dashur vërtet
TAGGED:Alessandro CostacurtaAlessandro NestaAndrea PirloAndriy ShevchenkoCarlo AncelottiClarence SeedorfDejan SavicevicDemetrio AlbertiniEnrico AlbertosiFabio CudiciniFilippo GalliFranco BaresiFrank RijkaardGennaro GattusoGeorge WeahGianni RiveraGiovanni GalliGiovanni LodettiGiovanni TrapattoniGunnar GreenGunnar NordahlJosé AltafiniKarl-Heinz SchnellingerLorenzo BuffonMarco Van BastenMarcos CafuMauro TassottiMilanNelson DidaNils LiedholmPaolo MaldiniPierino PratiPippo InzaghiRicardo KakàRoberto DonadoninRoberto Rosato dhe Aldo MalderaRuud GullitThiago Silva
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?