Stefano Pioli nuk do ta drejtojë Milanin e sezonit të ardhshëm dhe kjo tashmë është një siguri e kuptuar prej kohësh. Deklarata zyrtare e lëshuar para ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Salernitanës, vërtetoi atë që prej javësh dihej nga të gjithë. Mbetet të mësohet se kush do ta zëvendësojë.
Praktikisht të gjitha burimet gazetareske të kohëve të fundit e japin për të sigurtë ardhjen e Paulo Fonsecës, pasi kontrata e tij me Lille skadon dhe mund të merret pa paguar asnjë lloj dëmshpërblimi. Ka bërë një dyvjeçar të mirë në pankinën e Lille, edhe pse e përfundoi Ligue 1 pa hyrjen direkte në Champions League e ardhshme (skuadra do të duhet të kalojë në play-off). Përmirësoi vendin e pestë të sezonit të kaluar, duke regjistruar edhe shifra të rëndësishme.
Milan, Fonseca po apo Fonseca jo?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Shumica e tifozëve kuqezi duket se nuk e pëlqejnë ardhjen eventuale të teknikut portugez, i cili ka pas krahëve edhe ka dy vite të tjera të kaluara te Roma. Pritej një profil me peshë më të madhe për të marrë drejtimin e një projekti teknik i cili, pas Skudettos 2022, nuk pati rritjen e pritur. Pikërisht për këtë arsye, shumë tifozë të Milanit ëndërrojnë një emër “të madh” në stol. Antonio Conte ishte një prej favoritëve, por duket i destinuar për Napolin.
Eksperti i madh merkatos dhe gazetari i njohur me besim kuqezi Carlo Pellegatti, në një video ka insinuuar dyshimin se trajneri i ardhshëm i Milanit mund të mos jetë Fonseca: “Nëse do të vinte Fonseca… I sigurt për ardhjen e tij do të jem vetëm atëherë kur të jepet njoftimi zyrtar i Milanit. Deri atëherë jam i kujdesshëm. Të gjithë e marrin si të mirëqenë, por unë jam ende duke pritur për njoftimin, prej kujdesisë”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pellegatti nuk është i sigurt nëse do të jetë portugezi ai që do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm. Nuk çbalancohet mbi alternativa, pret lajme me karakter zyrtar. Në këtë pikë, nuk ka asgjë tjetër për të bërë veçse të presësh. Ndoshta çdo gjë do të jetë më e qartë javën e ardhshme. Të premten Milani do të përballet me Romën në një ndeshje miqësore në Perth dhe ndoshta vetëm pas kthimit nga Australia do të zhduket çdo dyshim mbi atë se kush do të ulet në stolin kuqezi.
Edhe pse pothuajse të gjithë konfirmojnë Fonsecën si trajnerin e ardhshëm të kuqezinjve, ka ende vend për ndonjë kthesë të bujshme. Nuk do të ishte hera e parë që një operacion që supozohej se ishte i sigurt nuk do të ndodhte. Tifozët janë të etur për të dëgjuar lajme nga klubi, i cili së shpejti do të thirret për të bërë zgjedhjen e tij përfundimtare.