Pak para ndeshjes në San Siro kundër Torinos, Milani njoftoi zyrtarisht blerjen e Youssouf Fofana, mesfushorit klas ’99 nga Monaco. Kuqezinjtë paguan 25 milionë euro në arkat e francezëve për blerjen përfundimtare të lojtarit. Fofana ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë me Milanin deri më 2028 dhe do të përforcojë mesfushën e grupit të drejtuar nga Paulo Fonseca.
Numri
Ashtu siç njofton Milani përmes njoftimit zyrtar për shtyp që bëri të ditur ardhjen e tij, Fofana do të veshë fanellën me numrin 29. Përmes një videoje të postuar në profilin zyrtar të Milanit në Instagram, ish-lojtari i Monacos ka shpjeguar edhe arsyet e zgjedhjes për të veshur numrin 29.
Në video, Fofana deklaron: “Zgjodha numrin 29, sepse numri im i parë midis profesionistëve ishte 22 dhe më pas vesha 19. Kështu bashkova dy numrat: 2 të 22 dhe 9 të 19, për të marrë kështu 29-ën”.