Sipas lajmeve më të fundit të merkatos, Milani po shtyn fort drejt një objektiv të madh: detajet
Milani i Conceicaos – pas një merkatoje shumë të rëndësishme dimërore – ka detyrimin ta mbyllë këtë sezon në një mënyrë shumë më të mirë nga sa e filloi. Objektivi i klubit kuqezi është kualifikimi për në Champions League e ardhshme, si dhe të ecë sa më përpara që të mundet nëpër kupa. Por Champions League, do të jetë gjithashtu thelbësore edhe përsa i përket merkatos së verës. Një front që mbetet absolutisht i nxehtë për Djallin, që tani. Aq sa, sipas lajmeve të fundit që qarkullojnë në orbitën Milan, klubi kuqezi ka nisur qe tani punën për disa blerje të reja dhe për njërin prej tyre po përshpejtohet veçanërisht ndjeshëm: ja të gjitha detajet rreth kësaj çështjeje.
Goditja e madhe
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Siç e thamë më lart, Milani po mendon që tani për planifikimin e sezonit të ardhshëm. Ibrahimovic dhe drejtuesit e tjerë të klubit të rrugës Aldo Rossi i kanë faktikisht idetë e qarta mbi disa lëvizje që do të duhet të bëjnë për të vazhduar përmirësimin e skuadrës në dispozicion të Sergio Conceicaos. Objektivi do të jetë edhe një herë për të përmirësuar dhe përforcuar praktikisht çdo repart, ndoshta edhe duke përfshirë disa shitje të rëndësishme. Në mbrojtje do të kërkojmë të paktën nja dy mbrojtës krahu (nga një për krah, nëse nuk do të ketë largime të tjera), teksa do të duhet të kuptojmë se çfarë do të ndodhë me qendërmbrojtësit. Nëse largohet ndonjë, padyshim që do të vijë edhe një qendërmbrojtës i nivelit të lartë. Edhe në sulm do të ketë ende edhe një lëvizje, me Jovic që largohet dhe Abraham në pikëpyetje, ashtu si dhe në sulmuesit anësorë. Por sytë edhe në mesfushë, për të cilën ka të reja të rëndësishme.
Në fakt është folur shumë edhe dje, por sipas asaj që raportohet nga kolegët e portalit të specializuar calciomercato, Milani po vazhdon të shtyjë shumë fort për Samuele Ricci. Mesfushori i Torinos – siç e kemi përsëritur prej më shumë se një muaji tashmë – është në fakt absolutisht i përzgjedhuri për të forcuar mesfushën e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht konkurrencës së konsiderueshme (veçanërisht nga Interi), Milani është në pole position sepse ka lëvizur shumë herët për lojtarin klas 2001 dhe siç raportohet nga cm.com, kuqezinjtë tashmë e kanë arritur një marrëveshje me vetë lojtarin dhe agjentin e tij. Tani milanistët do të duhet të kënaqin presidentin Kajron, i cili kërkon të paktën 30 milionë euro. Por një rol vendimtar në favor të Milanit mund të luajë edhe vetë vullneti i lojtarit. Ricci është në krye të listës së Djallit dhe kuqezinjtë janë zgjedhja e parë e lojtarit: një pikënisje e shkëlqyer për lëvizjen tjetër të madhe në mesfushë. Por duhet patur vëmendje e madhe, sepse ashtu siç ishte parashikuar, janë edhe shumë të reja të tjera që po gatuajnë në shtëpinë kuqezi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>