Është prag Champions League, është koha e Milan-Feyenoord. Ibrahimovic mori pjesë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, në vend të Conceicaos. Trajnerit të kuqezinjve, në fakt, iu desh të merrte pjesë në funeralin e ish-presidentit të Portos, i cili u nda nga jeta orët e fundit. Në mungesë të tij, pyetjeve të gazetarëve iu përgjigj Zlatan Ibrahimovic, duke treguar karizmën dhe vendosmërinë e tij të zakonshme. Skuadra po përgatitet për një sfidë vendimtare për të vazhduar rrugëtimin e saj evropian, me trajnerin që pritet në San Siro për të drejtuar kuqezinjtë drejt një revanshi pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë. Nga sa ka rrjedhur tashmë është zgjedhur njëmbëdhjetëshja titullare dhe nuk mungojnë surprizat. Ja çfarë thotë drejtuesi i milanistëve në konferencën e sotëm për shtyp.
Milani i luhatshëm dhe pritshmëritë për ndeshjen e nesërme
Në lidhje me ulje-ngritjet e shumta të skuadrës këtë sezon, Ibrahimovic i ka idetë shumë të qarta: “E rëndësishme është që momentet e ulëta të jenë sa më të larta. Të jesh lart çdo ditë nuk është e lehtë, por ne po përpiqemi. Nëse në planin afatgjatë një skuadër ka momentet down më të larta mundshme, është ajo që do të fitojë. Është diçka për të cilën po punojmë, nëse je gjithmonë i pranishëm dhe nxjerr në pah mentalitetin fitues, është kjo ajo që po krijojmë në këtë grup. Pastaj, unë komunikoj çdo ditë me lojtarët, përpiqemi të gjejmë zgjidhje, flasim edhe me trajnerin. Por nuk duhet të jetë një gjë përsëritëse, nëse i thua çdo ditë gruas se e do, atëherë humbet kuptimi. Duhet ta vërtetosh me vepra, jo vetëm me fjalë”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nesër Milanin e pret një ndeshje vendimtare, në të cilën do të duhet të përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë. Ibrahimovic pret që “skuadra nesër duhet të jetë e përqëndruar, agresive dhe më konkrete se në ndeshjen e parë. Duhet të hyjnë me mentalitetin që është si një finale. E rëndësishme është të fitosh, edhe pse është e qartë se do që të luash mirë. Jemi nën një gol, duhet të marrim një rezultat për të kaluar. Sekush duhet ta shtyjë shokun dhe ta bëjë të jetë i përqëndruar. Është një gjë kolektive që fillon me njëfarë individualiteti. Edhe ata në pankinë duhet të shtyjnë, gjitha është e lidhur me kolektivin. Është kjo ajo që bën një grup dhe bën skuadra”.
Kontributi i lojtarëve të rinj për Milanin, pritshmëritë e klubit dhe “qortimi” për Theon
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Shumë blerje të reja në janar për Milanin, me pesë fytyra të reja të ardhur në Milanello. Ibrahimovic nuk ka dyshime për këtë: “Presim shumë nga blerjet e reja. Janë prezentë, Walker për shembull është një lojtar i pranishëm. Nuk është dikush që duhet të rritet, duhet të japë rezultate. Ashtu si Joao, që mund të rritet, edhe Gimenez mund të rritet dhe të bëhet edhe më i fortë, si Bondo dhe Sottil. Klubi pret shumë nga blerjet e reja. I kam thënë të gjithëve të marrin hapësirën e tyre, kjo i shërben skuadrës: diçka e re që sposton pak ekuilibret dhe është kjo ajo që po bëjnë. Siç thoshte Galliani, lojtarët duhet të mendojnë vetëm për futbollin, për të tjerat do të kujdesemi ne. Gimenez është një killer, qëndron aty para portës. Por edhe ai duhet të vrapojë, me trajnerin nëse nuk vrapon nuk luan. Ndeshjen e fundit ai ishte në vendin e duhur, e në kohën e duhur. Pastaj topat mund të vijnë nga të gjitha anët, madje edhe nga Majk. Duhet të qëndrojë atje, të përqëndrohet dhe t’i çojë topat në rrjetë”. Më në fund një batutë për Theon: “Theo nuk është më fëmijë, tani është rritur dhe është bërë një nga më të mirët në botë. Kur mbërrita unë ishte fëmijë, tani nuk është. Ai e di çfarë duhet të bëjë për të marrë maksimumin. Duhet të gjejë “trigger point” për të arritur në nivel të lartë”.