Mesfusha është një repart në të cilin Milani me siguri do të ndërhyjë në mënyrë të rëndësishme sezonin e ardhshëm të blerjeve. Pritej diçka më shumë këtë sezon dhe duket qartë se në mes të fushës diçka mungonte, disa zgjedhje të bëra verën e kaluar nuk dhanë rezultat.
Për shembull, drejtuesit dhe Stefano Pioli ranë dakord që të mos blinin një mesfushor mbrojtës, një të zotë në bllokim dhe të aftë për t’i dhënë ekuilibër skuadrës. Karakteristika të tjera u favorizuan, por në merkaton e ardhshme të blerjeve verore (të rënë dakord me një trajner të ri) një lojtar i tillë patjetër që duhet patur parasysh dhe duhet të blihet.
Në huazim te Milani, me regji të Mendes
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani i ka vënë sytë mbi Youssouf Fofana, mesfushor i fortë fizikisht e që i ka të gjitha karakteristikat për të qenë një vlerë e shtuar në mesfushë. Kontrata e tij me Monacon skadon në qershor 2025, ndaj dhe çmimi do të duhet të jetë i arritshëm. Por është ehe është një tjetër mesfushor i Ligue 1 emrii të cilit sot afrohet për herë të parë me skuadrën kuqezi.
Kështu, janë kolegët e La Gazzetta dello Sport që shkruajnë se listës së emrave të vlerësuar mund t’i shtohet edhe ai i Manuel Ugarte. Futbollisti uruguaian ka luajtur pak gjatë ndeshjevë të fundit dhe nuk përjashtohet që Paris Saint-Germain ta shesë. Verën e kaluar është blerë për 60 milionë euro, ndaj dhe operacioni nuk duket se është i lehtë. PSG nuk mund të bëjë “dhurata”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pengesa mund të anashkalohet duke e ngritur operacionin mbi bazën e një huazimi. Një rol në negociata mund të luajë Jorge Mendes, agjenti i Ugarte që është në marrëdhënie të mira me Milanin. Ai është po ashtu edhe agjent i Sergio Conceicao, njërit prej trajnerëve që i është afruar pankinës së kuqezinjve javët e fundit.
Ish lojtari i Sporting CP ka bërë 35 paraqitje këtë sezon, 25 prej të cilave si titullar. Nuk mund të thuhet se Luis Enrique nuk i ka dhënë besim. Por në Champions League, në ndeshjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund, e la në stol dhe kjo ndodhi edhe në ditën e fundit të Ligue 1 kundër Le Havre. Trajneri spanjoll bëri zgjedhje të tjera dhe ka nga ata që në këto vendime shohin një të indicie në optikën e merkatos. Duhet theksuar se Ugarte nuk është afruar vetëm me Milanin ditët e fundit.