“Nëse Milani merr Pavloviç dhe Fofana, do të shënjojnë dy goditje të rëndësishme, të cilat do t’i shtohen një sulmuesi si Morata, i aftë për të shënuar gola me vazhdimësi, por edhe për të dhënë një dorë kur nuk është në zotërim”. Fjala e Fabio Capellos, jo i një njeriu çfarëdo… Milani është, në fakt, në kërkim të një përforcimi për në repartin mbrojtës dhe një për në mesfushë.
Për prapavijën e Djallit, drejtori i zonës teknike Geoffrey Moncada ka identifikuar Pavloviç të Salzburgut, i cili është realisht një hap larg kuqezinjve. Ndërsa, në mesfushë, është Youssouf Fofana profili i nxehtë që po qarkullon prej disa javësh për nga këndvështrimi i Milanit. Në lidhje me këtë, Capello ka folur për Gazzetta dello Sport. Sipas ish-trajnerit, megjithatë, Fonseca do të duhet të gjejë një ekuilibër të madh dhe nuk do të mjaftojnë përforcimet:
Përveç prezantimit të blerjeve të reja, Fonseca do të duhet, megjithatë, të gjejë atë ekuilibër taktik që mungonte vitin e kaluar kur, sa herë që kuqezinjtë humbisnin topin, kundërshtarët ishin të rrezikshëm madje edhe shënonin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ja çfarë thotë ish trajneri kuqezi për sulmuesin e ri Alvaro Morata:
Morata? Është i aftë të shënojë gola me një lloj vazhdimësie, por edhe të japë një dorë kur nuk është në zotërim.
Së fundi një koment për Rafa Leao:
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Leao është një lojtar i madh me topin ndër këmbë, por mbulon pak kur janë të tjerët që sulmojnë dhe shokët e tij në një farë mënyre janë të thirrur për ta kompensuar. Kjo është arsyeja pse Fofana do të ishte vërtet i dobishëm.