Është ende futbolli veror. Milani i Paulo Fonsekës është në pritje të ndeshjes së fundit miqësore, më të rëndësishmes, atij Trofeu Berlusconi, që efektivisht do të mbyllë fazën e parë. Djalli i befasoi të gjithë, duke mposhtur Real Madridin, Manchester Cityn dhe Barcelonën.
Turneu amerikan i befasoi pra të gjithë, duke dhënë frytet e tij dhe duke rikthyer optimizmin tek tifozët kuqezi. Ndaj Monzës do të jetë vërtet ndeshja e fundit miqësore, por më pas do të jetë koha për t’u bërë seriozë, me ndeshjen kundër Torinos, të planifikuar në shtëpi të shtunën e ardhshme. Trajneri portugez do të duhet të tregojë se i ka idetë e qarta dhe do të nxjerrë në fushë ekipin më të mirë të mundshëm. Do të jetë interesante të kuptojmë se cilat janë gjëndjet e Moratës dhe Pavlovic, të Theo Hernandez, Reijnders dhe Maignan, por tashmë të martën disa përgjigje do t’i kemi.
Futbolli i vërtetë, pra, është gati t’ia nisë valles edhe për Rafa Leaon me shokë, por janë dhe ata që tashmë janë thirrur të zbresin në fushë, menjëherë. Gjatë këtyre orëve në fakt ka nisur Kupa e Italisë dhe në mbrëmje do të jetë radha e Milan Futuro për të luajtur për turin e parë eliminator të kompeticionit kushtuar skuadrave të Serie C.
Djalli i Daniele Bonerës do të bëjë kështu debutimin e tij zyrtar në stadiumin Rigamonti-Ceppi kundër Lecco. Milanit pra do të duhet të ndeshet kundër ekipit vendas, të stërvitur nga Francesco Baldini, i cili vitin e kaluar luajti në Serinë B. Ndeshja mund të ndiqet e transmetuar në platformat Sky Go dhe NOW.
Milan, është hera e parë
Por, në fakt, nuk do të jetë formacioni më i mirë që Daniele Bonera do të mund të zbresë në fushë. Shumë lojtarë që ka të ngjarë të jenë titullarë po kthehen nga një verë sfiduese. I referohemi qartësisht të rinjve Bartesaghi, Zeroli dhe Camarda. Do të duhet t’i presim, ashtu si dhe për Liberalin, por interesi nuk mungon. Do të shohim kështu në punë djalin e Zlatan Ibrahimovic, që do t’i japë një dorën në sulm Alesi, një prej lojtarëve që ka performuar më së miri këtë parasezon. Të gjithë sytë janë edhe te Stalmach.
FORMACIONET E MUNDSHME LECCO-MILAN FUTURO
LECCO (4-3-1-2): Furlan; Celjak, Battistini, Marrone, Beghetto; Di Gesù, Galli, Ilari; Frigerio; Tordini, Buso. Trajner: Baldini
MILAN FUTURO (4-2-3-1): Mastrantonio; D’Alessio, Dutu, Paloschi, Perera; Stalmach, Sala; Di Siena, Bonomi, Ibrahimovic; Alesi. Trajner: Bonera