Pak ditë më parë, merkato mbylli dyert dhe ka nisur pushimi i parë sezonal.
Kombëtaret do të zbresin në fushë dhe sonte do të jetë edhe debutimi i një tjetër legjende Rossonere në pankinë: Gennaro Gattuso, si trajner i Italisë.
Një emocion i madh për një zemër Rossonere të cilit i urojmë gjithë të mirat e botës për këtë aventurë të rëndësishme dhe të vështirë.
Ndërkohë që janë të shumtë lojtarët e Milan që kanë lënë Milanellon në këtë ndërprerje të detyruar, duke dëshmuar se janë të gjithë djem të talentuar, e me një vlerë të madhe teknike.
Vetëm punë në Milanello
Në qendrën stërvitore të Carnago kanë mbetur pak njerëz, ndër të cilët edhe Rafael Leao, që po vuan prej një dëmtim në pulpë (javën tjetër mund të kthehet në skuadër), ashtu si dhe disa prej të ardhurve të rinj.
Është Christopher Nkunku, që nuk u grumbullua nga Deschamps për ndeshjet e Francës (teksa janë të grumbulluar Maignan dhe Rabiot).
Dje u prezantua në një konferencë shtypi dje dhe aktualisht po zhvillon stërvitjet e tij të para me Milanin nën drejtimin e Allegrit. Pas ndeshjes me Lecce, Allegri pati thënë: “Kemi të bëjmë për një lojtar cilësor, por nuk e di se ku mund ta aktivizoj”, duke lënë të kuptohet një zhgënjim të lehtë për një blerje që ndoshta nuk e ka miratuar.
Allegri i impresionuar nga blerja e re
Dje, Nkunku u prezantua përpara milanistave dhe gjithë opinionit sportiv, bashkë me David Onogu. Fjalët e sulmuesit francez goditën tifozët dhe jo vetëm, shumë të kënaqur me komentet e tij. Tha se ishte shumë i lumtur që vishte fanellën Rossonere, të cilën e konsideron më të rëndësishmen në Itali.
Fjalë modeste, por të përshtatshme në këtë kontekst. Mirëpo tani, duhet të tregojë cilësinë e tij në fushë dhe seancat e para stërvitore duket se po japin sinjale të shkëlqyera.
Allegri i impresionuar
Carlo Pellegatti, kolegu gazetar historik i lidhur ngushtë me çështjet Rossonere, në kanalin e tij YouTube, ka folur për një Allegri shumë, shumë të kënaqur rreth përshtypjeve të para mbi Nkunku: “Gjatë seancave të para stërvitore, mister Massimiliano Allegri ka mbetur i goditur pozitivisht dhe entuziast, ka thënë, ‘Zot, çfarë lojtari kemi marrë!’ për Christopher Nkunku”, janë fjalët e Pellegattit.
Në fund të fundit, bëhet fjalë për një lojtar të klasit të lartë që nuk ka pasur gjë tjetër veçse fatit të keq gjatë periudhës te Chelsea: dëmtime, po, por edhe bollëku i lojtarëve që e kanë penguar të gjejë qëndrueshmëri dhe të jetë protagonist.
Milani mund të jetë shansi i tij për të treguar nga çfarë është bërë, por do të ketë nevojë për ndihmën e të gjithëve, veçanërisht të Allegrit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
