Tani është zyrtare: do të jetë Paulo Fonseca trajneri i ri i Milanit. Do të zëvendësojë Stefano Piolin dhe në Itali rikthehet, pasi më parë ka pas drejtuar edhe Romën midis viteve 2019-2021.
Ishte Zlatan Ibrahimovic ai që e bëri të ditur në konferencën për shtyp nga Milanello: “Dua t’i them faleminderit Stefano Pioli, ka bërë diçka që do të mbetet në histori duke sjellë një trofe. I meriton të gjitha komplimentet. Trajneri i ri do të jetë Paulo Fonseca, e kemi studiuar mirë se çfarë kërkojmë dhe çfarë duam. Zgjodhëm atë për të sjellë identitetin e tij te lojtarët që kemi, duam një lojë dominuese dhe sulmuese. Kemi dashur të sjellim diçka të re pas 5 vitesh, kemi studiuar se si stërvit dhe si i përgatit ndeshjet. Edhe San Siro ka nevojë për diçka të re. Fonseca është njeriu i duhur, kemi shumë besim tek ai”.
Më pas erdhi edhe deklarata e Milaniit: “AC Milan njofton se ia ka besuar drejtimin teknik të Ekipit të Parë të meshkujve, Paulo Fonsecës. Tekniku portugez i bashkohet tani Milanit me një kontratë trevjeçare. Klubi i uron Paulos dhe bashkëpunëtorëve të tij një mirëseardhje të ngrohtë”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Paulo Fonseca ka publikuar një twitt me fjalët e tij të para si trajner i kuqezinjve: “Një nder, një krenari, një përgjegjësi. Forca Milan!”.