Milan, emër i ri nga Portugalia: duhen 28 milionë

Klubi i Rossonerëve ka vënë në shënjestër një lojtar të Sporting, do të jetë ai blerja surprizë e merkatos verore? Çfarë thonë lajmet e fundit

Milanistat
3 Min Read

Blerja e një sulmuesi të ri të fortë dhe me peshë është një përparësi për Milanin në këtë pjesë të fundit të merkatos. Igli Tare ka konfirmuar se Rasmus Hojlund dhe Dusan Vlahovic janë opsione e marra në konsideratë, por nuk janë të vetmet.

Për danezin e Manchester United, është forlur për një huazimi me mundësi të drejtë blerjeje, por nuk ka akord mes klubeve përmbi shifrat. Për më tepër, Hojlund, që do të kishte përfunduar edhe në shënjestër të Napolit, nuk do ta pëlqentë formulën por do të preferonte një kalim të menjëhershëm dhe përfundimtar.

Përsa i përket Vlahovic, ka akoma dispancë si përsa i përket çmimit të vendosur nga Juventusi ashtu dhe mbi pagën që ish Fiorentinës do të dëshironte në rast largimi nga Torino.

Merkato Milan, sulmuesi i ri: ideja nga Sportingu

Në fakt zërat kanë nisur të qarkullojnë që dje. Ka qenë kolegu Matteo Moretto, sipas të cilit Milanit i është propozuar edhe Conrad Harder. Danezi klas 2005 luan për Sporting CP, që e ka blerë për 19 milionë euro nga Nordsjaelland. Në sezonin e tij të parë në Portugali, ka shënuar 11 gola dhe realizuar 7 asiste në 47 paraqitje.

Me largimin e Viktor Gyokeres për në Angli, te Arsenal, mendonte se do të ishte titullar, por klubi i Lisbonës ka blerë Luis Suarez nga Almeria dhe në dy ndeshjet e para të sezonit ka qenë kolumbiani që ka luajtur si titullar.

Ndërkohë sot, lajmet më të fundit flasin për një Milan, që në të vërtetë nuk ka bërë ende asnjë hap konkret drejt danezit, por, njerëzit e merkatos do të kishin nisur interesimet mbi profilin e danezit dhe mbi mundësinë e bërjes së negociatës.

Lajmet flasin për një shumë afër 30 milionë eurove, por që mund të diskutohet me drejtuesit lusitanë. Asnjë reagim ende nga vetë danezi Harder apo nga agjenti i tij.

Të presim çdo të ndodhë gjatë orëve të ardhshme edhe pse, për hir të së vërtetës, pista që të çon për tek danezi i Sporting CP, duket e komplikuar dhe larg të qenurit rezultative.

Share This Article
Pa Komente